Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Basketbollisti bullgar Atanas Gollomeev do të pranohet në Sallën e Lavdisë të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA)

Atanas Gollomeev
Foto: BGNES

Legjenda e basketbollit bullgar Atanas Gollomeev do të pranohet në Sallën e Lavdisë të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA). Zgjedhja përputhet me jubileun shekullor të basketbollit të organizuar në Bullgari. Ceremonia do të jetë më 30 gusht në Pekin në kuadrin e Kampionatit Botëror për meshkuj. Federata Ndërkombëtare e Basketbollit thekson, se arritjet e jashtëzakonshme të bullgarit Atanas Gollomeev kontribuojnë shumë për përhapjen dhe zhvillimin e lojës në Bullgari dhe në botë. “Bullgaria mungon 20 vjet nga harta e basketbollit të Evropës, dhe kjo që ndodh është një çmim i madh për një gjeneratë të tërë”, tha 71-vjeçari Gollomeev. Ai shprehu keqardhje se sporti sot nuk hyn në politikën shtetërore. “Buxheti i tërësishëm i sportit bullgar është përafërsisht 45 milion euro. Dihet se çfarë janë rrogat e një futbollisti në futbollin botëror dhe të  një basketbollisti në Asociacionin Kombëtar të Basketbollit NBA. Tërë sportit bullgar i jepet një rrogë e tillë”, komentoi para gazetarëve Gollomeevi.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit #BeActive

Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..

botuar më 24-09-23 4.20.PD

Përfundon gara ekstreme treditore “Pirin Ultra”

Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..

botuar më 24-09-23 3.45.PD

Skuadra nga 19 vende në Festivalin e Gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç në Burgas

Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..

botuar më 24-09-22 10.32.PD