Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushata bamirëse “Kapakë për të ardhmen” dhuron inkubatorë

Iniciativa bamirëse “Kapakë për të ardhmen“ më 6 prill do t’ia dhurojë inkubatorin e vet të 6-të spitalit në qytetin Knezha, pasi deri tani dhuroi 5 të tjera në qytetet Çerven Brjag, Çirpan, Botevgrad, Nova Zagora, dhe Trojan. Ditën tjetër është organizuar mbledhje kapakësh në qytetet Pleven, Veliko Tërnovo, Shumen, Vraca, Pazarxhik dhe Varna dhe më 13 prill - në qytetet Sofja dhe Plovdiv.

Në themelin e iniciativës janë Martina Jordanova dhe Llazar Radkov. Takimi i tyre në një stërvitje bamirëse rezulton të jetë fatale për qindra fëmijë të lindur para kohe në Bullgari. Atëherë lind një ide e bukur kundrejt kapakëve prej plastiku të blihen inkubatorë, të cilët t’u dhurohen spitaleve bashkiake në nevojë.

Sipas fjalëve të Llazarit mblidhen mjete të konsiderueshme, sepse në iniciativë marrin pjesë shumë njerëz. Deri tani janë ricikluar afro 70 tonë plastmasë.

"Çmimi mesatar i atij me të cilin janë bërë kapakët – prej polietileni me një trashësi të lartë, është rreth 40 stotinka /qindarka/ për një kilogram, respektivisht 400 leva (rreth 200 euro) për 1 ton . Grumbullojmë të dhëna prej disa spitaleve, që të mund të vendosim se kujt t’i dhurojmë dy të tjerat nga përgjithësisht 8 inkubatorët e blerë", thotë Radkov dhe kthehet drejt fillimit:

Ideja qe të bëjmë një shesh sportiv, por pyetjes se për çfarë të përdorim paratë e mbledhura, dominonin përgjigjet për blerjen e inkubatorëve. Zbuluam se çdo një nga 3 fëmijë, të cilët kanë qenë në inkubator, ka probleme me të parin, kurse çdo një fëmijë i dhjetë i porsalindur në Bullgari ka nevojë për inkubator. Në spitalet në bashkitë e vogla gjendja është marramendëse - mungon teknikë, ajo është e amortizuar, ose është nga vitet 80 të shekullit të kaluar. Kështu lindi dhe motoja “Kapakë për të ardhmen”.

Kauza bamirëse ka faqen e vet në Facebook me pothuajse 60 000 ndjekës, kurse njerëzit të cilët  mbledhin kapakë janë mijëra në të gjithë Bullgarinë. "Ideja shpërndahet gojë më gojë, në biseda të ndryshme, kurse mediet ndihmojnë për popullarizimin e saj" thotë Llazar dhe vazhdon:

"Fushata kujdeset nga njëra anë për mjedisin, nga ana tjetër – i ndihmon bebet e lindura përpara kohe, nga ana e tretë – zhvillon ndjenjën e vullnetarizmit  tek njerëzit dhe ndryshon mënyrën e të menduarit. Shumë njerëz na shkruajnë se kanë filluar t’i mbledhin dhe t’i hedhin plehrat në mënyrë të ndarë. Puna vullnetare  është diçka e rëndësishme dhe ka nevojë dhe duhet që ajo të zhvillohet në Bullgari. Çdo një shoqëri e zhvilluar civile lëviz nga njerëzit më aktivë, të cilët ndajnë nga koha e tyre personale që të mund ta bëjnë mjedisin më të mirë."

“Kapakë për të ardhmen” mbështetet krejtësisht te vullnetarët, tek ata "njerëz, të cilët çdo ditë kryejnë punën e tyre, i ndihmojnë kauza të ndryshme dhe shoqëria nuk i njeh. Këta njerëz janë  shkaku që pak nga pak gjërat të përmirësohen-jo qeveritë dhe politikat", është i bindur bashkëbiseduesi ynë. Ai thotë se veprimtaria është krejtësisht transparente, ka akses të plotë tek mjetet e grumbulluara, përfshi këtu dhe tek ato nga dhurimet. Janë ndërtuar “shtigje” për import të inkubatorëve me cilësi evropiane, me çmime preferenciale dhe afate garancie. Radkov sqaron dhe mekanizmin, në bazë të të cilit këmbehen kapakët kundrejt parave:


"Bullgaria ka mundësi të përpunojë plastmasën e gjysmës së Gadishullit Ballkanik, të mos të të gjithë Ballkanit. Vetëm një nga uzinat është me kapacitet 220 mijë tonë në vit, kurse në Bullgari të gjitha mbeturinat prej plastmase janë 170 mijë tonë. Ne ua dorëzojmë kapakët e mbledhur një ricikluesi, i cili e kthen plastmasën në granula për prodhimin. Ka plastmasa, të cilat mund të riciklohen rreth 10 herë."

Afro 85% e përkrahësve të kësaj iniciative janë gra. Shumë kopshte dhe shkolla mbledhin kapakë. "Këto janë dy grupet kryesore – thotë Llazar dhe shpreh shpresën – duhet t’u ndikojmë fëmijëve, sepse përmes tyre përhapen risitë në familje. Duam që të mund të formojmë tek ata një kulturë vullnetare dhe të formojmë idenë, se duhet të ruash botën dhe të lësh një vend pak më të mirë pas vetes tënde. Është e domosdoshme gjithashtu që të ndryshojmë mënyrën e të menduarit të bullgarit, të paktën të brezit të ri, sepse kjo është mënyra në të cilën mund të ndryshohet e ardhmja. Në qoftë se nuk mund të arrijmë maksimalen, të paktën do të kemi pastruar njëfarë pjese prej Bullgarisë dhe do të kemi blerë inkubatorë për spitalet" – thotë në përfundim Llazar Radkov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal dhe BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD