Kina shfaq interes ndaj ndërtimit të Centralit Atomik Elektrik “Belene”, tha kryeministri Bojko Borisov në Dubrovnik ku merr pjesë në një takim, nga formati “16+1”, të udhëheqësve shtetërorë dhe qeveritarë të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të Kinës. Ai shprehu mendim, se projekti është me leverdi politike dhe gjeostrategjike për Kinën, sepse për herë të parë Kina do të ndërtojë një central në BE. Lidhur me këtë kryeministri Borisov shtoi, se një mundësi të tillë mund të diskutohet dhe të shpallet gjatë një vizite të presidentit Si Xin Pin në Bullgari, vizitë kjo e cila pritet të realizohet deri në fund të këtij viti. Në kontekstin e bashkëpunimit bullgaro-kinez kryeministri tha, se tani eksporti i Bullgarisë për në Kinë është përafërsisht 800 milion dollarë në sfondin e importit nga 1.5 miliard dollarë nga Kina për në Bullgari.
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që ndodhi më 4 nëntor 2025 në qytetin e Gjakovës, në Republikën e Kosovës, ku një qytetar bullgar,..
Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me..
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros dhe të djalit të tij, Aleksandër Soros, si dhe të fondacioneve të tyre në Bullgari. Komisioni do..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..