Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kina shfaq interes ndaj ndërtimit të Centralit Atomik Elektrik “Belene”

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Kina shfaq interes ndaj ndërtimit të Centralit Atomik Elektrik “Belene”, tha kryeministri Bojko Borisov në Dubrovnik ku merr pjesë në një takim, nga formati “16+1”, të udhëheqësve shtetërorë dhe qeveritarë të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të Kinës. Ai shprehu mendim, se  projekti është me leverdi politike dhe gjeostrategjike për Kinën, sepse për herë të parë Kina do të ndërtojë një central në BE. Lidhur me këtë kryeministri Borisov shtoi, se një mundësi të tillë mund të diskutohet dhe të shpallet gjatë një vizite të presidentit Si Xin Pin në Bullgari, vizitë kjo e cila pritet të realizohet deri në fund të këtij viti. Në kontekstin e bashkëpunimit bullgaro-kinez kryeministri tha, se tani eksporti i Bullgarisë për në Kinë është përafërsisht 800 milion dollarë në sfondin e importit nga 1.5 miliard dollarë nga Kina për në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti do të hetojë veprimtarinë e Sorosit në Bullgari

Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros dhe të djalit të tij, Aleksandër Soros, si dhe të fondacioneve të tyre në Bullgari. Komisioni do..

botuar më 25-11-05 3.51.MD

Presidenti i vuri veton Ligjit për Transaksionet me Asetet e Lukoil

Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..

botuar më 25-11-05 11.22.PD

Prodhuesit e duhanit kundërshtojnë ndalimin e subvencioneve për sektorin në BE

Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..

botuar më 25-11-05 10.32.PD