Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Kina diskutuan forcimin e biznesit të përbashkët

Foto: Bojko Borisov bashkë me Li Keqiang

Marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Kinës janë dinamike dhe miqësore, posaçërisht pas  Samitit 61+1 të zhvilluar vitin e kaluar në Sofje. Këtë e deklaroi Kryeministri Bojko Borisov pas takimit dypalësh me Kryetarin e Këshillit të Shtetit të Kinës z. Li Keqiang në kuadrin e Samitit VIII të krerëve shtetërorë të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe të Kinës në Dubrovnik. Të dy diskutuan bashkëpunimin në fushën e infrastrukturës rrugore, energjetikës, teknologjive. Borisov shprehu shpresë se akoma sivjet do të arrijmë disa marrëveshje me Kinën në fushën e bujqësisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

shqiponjë egjiptiane

Fillon rikuperimi i popullatave të shpendëve të rrallë në tre parqe natyrore

Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët Blu” dhe “Bëllgarka”, do të mbështeten përmes projekteve të programit “Mjedisi 2021–2027”, njoftoi..

botuar më 25-11-02 11.05.PD

“Mjara”: 41.5% e bullgarëve presin përkeqësim të financave të tyre personale gjatë vitit 2026

Po bie ndjeshëm besimi i bullgarëve në lidhje me financat e tyre personale. Këtë e tregon një anketim i Agjencisë Sociologjike “Mjara”, i zhvilluar midis 5 dhe 13 tetorit 2025, me pjesëmarrjen e 801 qytetarëve të rritur bullgarë. Nëse në prill..

botuar më 25-11-02 8.25.PD
Foto: Facebook /Festa e Dollmës së Hotancës

Festa e Dollmës së Hotancës – shija e një tradite shekullore

Fshati Hotanca, në komunën e Rusës, është mikpritës i “Festës së Dollmës së Hotancës” – një festival kulinar dhe folklorik, i organizuar nga Biblioteka kulturore “Svetlina-1928”. Aktiviteti fillon sot në orën 11:00, në sheshin qendror të fshatit. Programi..

botuar më 25-11-01 10.25.PD