Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Turizmi bullgar dalë-ngadalë po zbret nëpër pjerrësinë e sukseseve të veta

Foto: BTA

Gjatë 4 vjetëve te  fundit turizmi bullgar po ecte vazhdimisht përpjetë dhe arriti një rritje prej 31% të turistëve për këtë periudhë. Vjet shtimi kundrejt vitit 2017 ishte 4,4%, kurse numri i turistëve tejkaloi 9 milionë, që është më shumë se e gjithë popullsia e vendit. Në fund të vitit 2018, dega filloi pak të zbehet lehtë dhe të zbresë nëpër pjerrtësinë e sukseseve të veta.

Për vitin 2019 prognozat nuk janë shumë optimiste vëzhguesit mendojnë se, do të vazhdojë ulja e numrit të turistëve nga disa nga tregjet më të rëndësishme për Bullgarinë – Gjermania, Turqia dhe Rusia. Pasi tre vjet me radhë “Fraport Bulgaria” regjistronte 50% rritje të trafikut ajror, tani për verën e vitit 2019, koncesionar i aeroporteve në qytetet Burgas dhe Varna pret një pakësim të pasagjerëve nga 5,5 milionë deri më 5,1 milionë. Ndaj tregjeve kryesore  për produktet turistike bullgare nga kompania shtojnë Britaninë e Madhe me një rritje të pritur prej 15%, Poloninë – 7% dhe Çekinë – 13%.

Situata nuk është dramatike sipas Ministres së turizmit Nikolina Angjellkova, e cila shikon potencial për stinën e ardhshme verore në turistët nga Rumania, Greqia, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Izraeli. Në fakt, pikërisht ata tanimë e “shpëtuan” stinën dimërore jo shumë të suksesshme, duke plotësuar hotelet dhe pistat për ski në vendpushimet e mëdha dimërore Bansko, Borovec dhe Pamporovo.

Problemi kryesor për sektorin e turizmit kohët e fundit është mungesa e krahut të punës. Mungojnë bullgarë të cilët kanë dëshirë të punojnë vetëm disa muaj në det ose në mal për paga jo shumë të mira. Prandaj dhe autoritetet aplikojnë një program të posaçëm për tërheqjen e qytetarëve të huaj, të cilët të punojnë si kamerierë, kuzhinierë, pastrues më tepër nga Ukraina, Moldavia, Bjellorusia. Por, doli se krahu i punës i tërhequr nga jashtë nuk mund të jetë një alternativë e vërtetë e punëtorëve të kualifikuar vendas dhe prandaj një nga drejtimet bazë  të punës së ministrisë së turizmit është afirmimi i Bullgarisë në një destinacion turistik për pushim gjatë gjithë vitit. Qëllimi është realist, sepse vendi ka jo vetëm plazhe detare dhe pista malore për ski, por dhe një kulturë dhe histori të pasur, renditet në një nga vendet e para në Evropë për nga numri i burimeve minerale dhe për nga ofrimi i shërbimeve SPA, ka tradita të veçanta folklorike dhe një trashëgimi të pasur arkeologjike, ofron verëra të shkëlqyera dhe një kuzhinë të shijshme ballkanike. Dhe e gjithë kjo duke pasur parasysh natyrën e bukur dhe klimën e këndshme mesatare.

 Tani në prag të stinës aktive verore, përpjekjet janë lidhur me minimizimin e uljes së pritur të turistëve. Në këtë drejtim mbështetemi shumë dhe tek turistët bullgarë. Për këtë qëllim Ministria e turizmit shpalli e shpalli vitin 2019 për Vitin e turizmit të brendshëm dhe u propozoi hotelierëve të ofrojnë pako “tre fjetje në çmimin e dy fjetjeve”. Dhe me të vërtetë, turistët bullgarë bëhen gjithnjë e më të shumtë. Kurse pronarët e restoranteve dhe hotelierët pohojnë se pikërisht ata janë klientët më të mirë dhe me mundësi më të mëdha për pagim. Por, tërheqja e tyre nuk do të jetë e lehtë, sepse gjithnjë e më shumë bullgarë preferojnë të udhëtojnë në vendet fqinje si Greqia, Turqia, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera jo të largëta ballkanike. Vjet udhëtimet e tyre jashtë shtetit kanë arritur 6 698 526 sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Biblioteka Nevena Kokanova në fshatin Iglika

Fshati prej guri Iglika ruan kujtimin për legjendën e kinemasë Nevena Kokanova

E quajnë “Foleja prej guri” e Ballkanit, për shkak të shtëpive dhe mureve të bukura prej guri, që qëndrojnë të qeta në përqafimin e malit. Në Iglika, jeta rrjedh qetë dhe pa zhurmë, larg rrëmujës së shekullit XXI. Vetëm rreth 15 kilometra larg..

botuar më 25-10-06 7.00.PD

Plovdiv me një atraksion të ri – një orë antike uji mat kohën në Sahat Tepe

Në majën e kodrës Sahat Tepe në Plovdiv , këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja orë e tillë e vendosur në ambient të hapur në Bullgari, dhe tashmë është atraksioni më i ri..

botuar më 25-10-05 7.10.PD

Uji mineral dhe turizmi – burimi i jetesës në qytetin Devin sot

Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore..

botuar më 25-09-30 7.15.PD