Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkaba bullgare Nelson është kapur si spiun në Jemen

Foto: FWFF

Militantë të armatosur në Jemen ndaluan shkabën Nelsen (Gyps fulvus), e cila mban unazë të vendosur në Bullgari. Organizatat evropiane për mbrojtjen e shpendëve bëjnë thirrje për lirimin e shpendit. Nelson është një nga pak shkabat në Bullgari. Është importuar nga Spanja dhe është liruar në Bullgari nga Fondi për Natyrën e Egër. Gjatë migrimit vjetor shpendi ka devijuar rrugën e fluturimit të trumës së vet, ka kaluar mbi Turqinë dhe mbi pjesën më të madhe të Gadishullit Arabik  dhe më në fund është kapur në Jemenin Jugor. Luftëtarët kanë menduar GPS-in e vendosur në këmbën e shkabës për një pajisje spiuni, kurse unazën e saj për një kamerë të vogël. Kanë supozuar se shpendi është dërguar nga organizata shiite “Husët”, e përkrahur nga Irani. Nga Fondi për Natyrën e Egër kanë kuptuar për këtë nga vetë luftëtarët që e kanë kapur shkabën, sepse ata kanë dërguar një mesazh SMS me tekst: “Shqiponjë e kapur në Jemen. Ndoshta është e juaj”. Mesazhi është dërguar në celularin e shkruar nga ambientalistët në unazën e shpendit. Po zhvillohen negociata për lirimin e tij. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 shtatorin 2025

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe pothuajse pa erë. Në orët e mëngjesit të së martës, vende-vende në ultësira dhe në rajonet lindore pritet rritje e përkohshme e vranësirave dhe dukshmëri e reduktuar. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 25-09-22 7.15.MD

Me lule dhe nderim për heronjtë, Bullgaria kremtoi Ditën e Pavarësisë

Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u zhvilluan në mbarë vendin. Veliko Tërnovo është qendra e kremtimit të përvjetorit të 117 të..

botuar më 25-09-22 6.27.MD

Protestë bllokon bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje

Trafiku në bulevardin “Carigradsko Shose” në Sofje u bllokua për shkak të dy protestave të njëkohshme – nga banorët e lagjes Gorubljane dhe ata të lagjes “Druzhba 2”. Protesta e banorëve të lagjes “Druzhba” lidhet me punimet e planifikuara të..

botuar më 25-09-22 5.38.MD