2
Bullgaria kremtoi 117-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj. Qendra e festimeve ishte ish-kryeqyteti Veliko Tërnovo, por aktivitete festive u zhvilluan në mbarë vendin.

Në Plovdiv, përvjetori u përkujtua me një ceremoni zyrtare dhe një rikrijim historik të ngjarjeve të vitit 1908. Dhjetëra qytetarë të Plovdivit dhe vizitorë të qytetit morën pjesë në festimet që u mbajtën në sheshin me të njëjtin emër – “22 Shtatori”.

“Gjyshi i gjyshit tim ishte luftëtar vullnetar – opëllçenec, gjyshi im ishte oficer i madhërisë së tij, Mbretit Ferdinand – kjo është uniforma e tij origjinale”, ndau për BNR Plovdiv Sava Kufarov, një nga pjesëmarrësit në rikrijim.

Në Burgas, priftërinj të klerit ortodoks vendas mbajtën një lutje festive për mirëqenien e vendit.

Në sheshin “Atanas Sirekov” u ngritën flamujt e Bullgarisë, të Komunës së Burgasit dhe të Bashkimit Evropian.


Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të garnizonit ushtarak të Burgasit, si dhe organizatave të veteranëve të ushtrisë.

Ndërkohë në Varna, përvjetori i 117-të i shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë u përkujtua me një ceremoni solemne, e ndjekur nga një valle tradicionale, ku qytetarët u bashkuan me valltarët e Ansamblit Folklorik “Varna”.

Në qytetin Kjustendill, nderimi për heronjtë e Pavarësisë u shpreh me vendosjen e kurorave dhe luleve pranë monumentit “Bullair”.

Një roje nderi u formua nga anëtarët e klubit “Tradita” pranë Vatrës Kulturore “Gjeneral Vlladimir Zaimov”.

Programi festiv nisi me ngritjen e flamurit kombëtar bullgar, nën tingujt e himnit, të ekzekutuar nga Orkestra Frymore profesionale e Bashkisë së Kjustendilit.

Lexoni më shumë për Ditën e Pavarësisë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, Bashkia e qytetit Burgas
Një rrjet i madh kriminal për trafikim të vlerave kulturore dhe pastrim parash është shkatërruar nga Prokuroria Bullgare, Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuarpranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së..
Regjimi për importimin e mallrave bujqësore nga Ukraina do të mbetet i nënshtruar licencimit vitin e ardhshëm. Kjo është e qartë nga një deklaratë e publikuar nga ministritë e ekonomisë, mjedisit dhe të bujqësisë, e cila parashikon vazhdimin e regjimit..
Sindikata e punonjësve administrativë “Podkrepa” fillon një sërë aksionesh proteste në administratat kryesore shtetërore në të gjithë vendin, raporton BGNES. E para prej tyre është sot, 20 nëntor, në mesditë përpara Zyrës Qendrore të Institutit..
Kompania ruse "Lukoil" njoftoi se rezervon të drejtën për të kërkuar mbrojtje ligjore të të drejtave dhe interesave të saj legjitime në Bullgari, pasi..
Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës..
Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2..