Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Llazarit paraprin gëzimin e Ringjalljes

Dita e Shën Llazarit është festa e parë  nga të tria festat e mëdha të krishtera, e pasuar nga Dita e Luleve /Dita e Dafinës/ dhe Pashka, të lidhura me çudinë e Ringjalljes. Është një festë e lëvizshme dhe është gjithmonë gjatë ditës së shtunë përpara Javës së Madhe. Dita mban emrin e Shën Llazarit, mbi të cilin Krishti ka kryer çudinë e ringjalljes dhe ka treguar qartë Veten e vet si Zot të jetës dhe të vdekjes, që është një simbol i shëndetit dhe i jetëgjatësisë. Në besimet popullore Ringjallja e Krishtit gërshetohet me përfytyrimin për ringjalljen e natyrës për një jetë të re. Prandaj pikërisht kjo festë është festa e zgjimit të pyjeve, të fushave dhe të kullotave. Sipas traditës në këtë ditë këputen degë shelgu, të cilat përurohen në kishë, pas së cilës thuren në formën e kurorës dhe vendosen nëpër dyert e shtëpive në ditën e festës. 

Që në mëngjes herët në ditën e Shën Llazarit nëpër rrugët e qyteteve dhe fshatrave dalin vajza, të veshura në rroba nusërie, të cilat shkojnë shtëpi më shtëpi duke bërë rite me lojëra, këngë dhe urime për dashuri, martesë, shëndet dhe begati. Në të kaluarën është besuar se një vajzë, e cila nuk i ka bërë këto rite, nuk mund të martohet, prandaj ato kanë qenë të detyrueshme për çdo vajzë. Këngët, kushtuar kësaj dite këndohen vetëm këtë ditë dhe konsiderohet si një shenjë e keqe, në qoftë se këndohen me ndonjë rast tjetër. Duke hyrë në shtëpi, vajzat këndojnë për çdo një anëtar të familjes. Mikpritësi i shtëpisë i darovit ato me monedha për shëndet të mirë gjatë gjithë vitit.

Festa sjell një gjendje shpirtërore pranverore. Shumë nga njerëzit në qytete dhe fshatra, sot presin të dëgjojnë  këngën e vajzave nëpër rrugë, që t’u hapin gjerësisht derën dhe t’i presin nëpër shtëpitë e tyre. Kështu ndodh  në shtëpinë e Jordanka Kosevës nga fshati pranë Sofjes – Dollni Bogrov, shtëpia e së cilës gjithmonë është e hapur për vajzat në Ditën e Shën Llazarit, për djemtë që vizitojnë çdo shtëpi në ditën e Krishtlindjeve, për lojërat e luajtura në festën Xhamala:

“Gjithmonë i ftoj vajzat të ulen në tavolinë, të qetësohen pak, të hanë dhe të pinë diçka përpara se të vazhdojnë. Më vjen shumë mirë kur ka tradita të tilla. Në fshat kemi nga të gjitha gjërat, kështu që gjithmonë ka se me çfarë të qerasim këto mikesha të shtrenjta. Ato vijnë me urime për shëndet, për mirëqenie – gjithë gjëra të mira, kështu që nuk mund të mos t'i falënderosh në mënyrë të merituar. Në fshat, ne kështu i presim festat dhe miqtë, dhe kështu jetohet më mirë, sesa në qytetin e madh. Aty çdonjëri ka frikë dhe është mbyllur me kyç pas derës së vet”.

Në krahinën Shoplluk /rajoni rreth Sofjes/ për ditën e Shën Llazarit vajzat vishen në veshje autentike me tunikë të zezë rrobe pa mëngë, kurse që poshtë kanë një këmishë të bardhë të qëndisur bukur, me një rrip special për të, i cili në fund ka topa shumëngjyrëshe prej fije leshi. Në kokë ato vendosin një fjongo të gjerë të zbukuruar me monedha dhe topa lara-lara, që mbrapa përfundon me gërsheta në të cilat janë të futura shirita shumëngjyrëshe. Të veshura në këtë mënyrë, vajzat kalojnë fillimisht përmes kishës, që të marrin uratën e priftit. Pas kësaj  nisen që të shkojnë nëpër shtëpitë duke u munduar të mos të lenë asnjë shtëpi pa e vizituar. Çdo një grup e ka vajzën e vet kryesore, e cila dallohet nga të tjerat me anë të një zbukurimi më të madh dhe të bollshëm për kokën. “Ato të cilat i dinë këngët dhe hapat e valles së ritit, i mësojnë më të voglat. Vajzat më të vogla në grupin e fshatit Dollni Bogrov sivjet janë vajza në klasën e parë. Ato emocionohen shumë, sepse për herë të parë do të marrin pjesë në rrit” – tregon Rumjana Krëstanova – sekretarja e Vatrës së Kulturës të fshatit.

“Katër-pesë prova në vatrën e kulturës janë të mjaftueshme, që të mund të përgatiten ato. Herët në mëngjes aty nga ora 8 e mëngjesit në ditën e Shën Llazarit i mbledhim, bëjmë provën e fundit dhe i ndajmë në grupe, të cilat nisen në drejtime të ndryshme të fshatit. E gjithë dita për vajzat është një festë e madhe. Në shportat e tyre ato mbledhin vezë të bardha për ditën e Pashkëve, bonbone, fruta dhe ëmbëlsira të tjera të ndryshme. Marrin dhe para për shëndet. Kjo është një nga festat më të dashura pranverore, të cilën njerëzit në fshat e presin, sepse paraprin ardhjen e Pashkëve”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD

Festivali i kostumeve popullore në Zheravna ringjall shpirtin bullgar të kohëve të vjetra

Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..

botuar më 24-08-23 6.10.PD

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD