Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politizimi i projekteve energjetike shkakton probleme në sektor

Foto: BTA

Ka ardhur koha që politizimi i projekteve në fushën e energjetikës të pakësohet – rreth këtij mendimi u bashkuan ekspertët energjetikë nga Bullgaria, Turqia, Serbia dhe Rusia në një debat në Sofje për zhvillimin e projekteve të gazit në Ballkan.

Dimitër Shterev, ekspert i lartë në Bullgartransgaz, e përcaktoi gazsjellësin, i cili po  ndërtohet, Rryma Turke, si të rëndësishëm për Bullgarinë dhe për ekonominë bullgare. Sipas tij, duke u përfshirë në zgjatjen e tij, Bullgaria do t’i kthejë vetes transitin. Ai rikujtoi se nga data 1 janar 2020, pika e furnizimit me gaz në vendin tonë ndryshon dhe gazi natyror do të fillojë të kalojë nga Turqia përmes Bullgarisë dhe pas kësaj përmes territorit serb.

Ish-ministri i ekonomisë dhe i energjetikës Rumen Ovçarov komentoi se të parën të cilën duhet ta bëjë Bullgaria është të formulojë politikën e vet afatgjatë energjetike, dhe jo çdo një qeveri të fillojë nga e para. Në një intervistë për Radio Bullgarinë Ovçarovi pohoi se për shkak të politikës jolargpamëse Bullgaria ka humbur shumë me ndërprerjen e projektit Rryma Jugore:

“Turqia i luajti letrat e veta për llogari të Bullgarisë. Ajo të cilën e humbi Bullgaria, kaloi përmes Turqisë. Kështu që në vend që Bullgaria të jetë një shpërndarëse energjie në Ballkan, në një të tillë dalëngadalë dhe me hapa të sigurt po kthehet Turqia”.

Ovçarovi rikujtoi projektet e mëdha si Nabuko, Rryma Jugore, Centrali Elektrik Atomik “Belene”, me të cilat vendi ynë planifikonte të kthehej në një qendër energjetike në Ballkan  dhe nënvizoi aspektet politike të mossuksesit të tyre:

“Bullgaria qe një qendër energjetike. Atëherë që të gjithë na kishin zili. Por, mjerisht pas kësaj, si rezultat  i vendimeve politike jo dhe kaq mirë të menduara dhe nënshtrimit nën presionin politik gjeostrategjik, këto projekte u ndaluan. Tani gazi natyror në vend që të shkojë nga Bullgaria në Turqi, ai do të vijë nga Turqia në Bullgari”.

Volkan Özdemir, kryetar i Institutit Turk për Tregje Energjetike dhe Politika (EPPEN), po kështu e ve aksentin mbi temën për nuancat politike të projekteve të mëdha energjetike.

“Bullgaria përpara 5 vjetëve nën presionin e Bashkimit Evropian  hoqi dorë nga Rryma Jugore. Për ne u bë mirë, sepse kjo lindi projektin Rryma Turke. Por, tani pjesërisht Greqia dhe për më tepër Bullgaria, në qoftë se përsëri nën presionin e Bashkimit Evropian pengohen që të marrin gaz nga “Rryma Turke 2” dhe të marrin pjesë në të, atëherë këto vende ballkanike do të përjetojnë konflikte të mëdha midis interesave të veta kombëtare dhe kërkesave të Brukselit. Që të mund të ulet në minimum kjo kundërvënie, mbase nuk duhen kaq shumë të dëgjojnë Bashkimin Evropian.”

Turqia është në një partneritet serioz me Rusinë, që të mund të realizojë projektin Rryma Turke duke menduar për sigurinë energjetike në Ballkan dhe në Evropën Juglindore, vuri në dukje Özdemir dhe shtoi se siguria energjetike  është një shërbim shumë i shtrenjtë.

Dhe për Aleksej Grivaç, zëvendës drejtor i Fondit Kombëtar të Sigurisë së Energjisë ruse, problemi bazë i pazareve evropiane të gazit dhe në Ballkan është politizimi. Gazi rus është një mundësi për Evropën që të diversifikojë  furnizimet energjetike, qe kategorik ai.

“Biznesi i gazit është një sektor me një zhvillim afatgjatë. Për atë duhen dhjetëvjeçarë të tërë sepse nuk është një degë, e cila i tregon efektet e veta që sot për nesër. Për zhvillimin e këtyre projekteve është i nevojshëm shumë besim, një vendosmëri politike dhe një infrastrukturë të mirë”, nënvizoi Grivaç në një intervistë për Radio Bullgarinë.

Kryeredaktorja e gazetës serbe “Ballkan Magazin” Jelica Putnikoviç komenton se Rryma Turke është një projekt i rëndësishëm industrial në Serbi, i cili do t’i sigurojë vendit të saj një siguri energjetike në të ardhme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Sevda Dükkancı



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD