Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në 164 vendbanime në Bullgari nuk banon asnjëri

Foto: BGNES

Gjithsej 591 fshatra në vend janë pa popullsi, ose banorët e tyre përbëjnë një numër njëshifror. Kjo është me 20 për qind më shumë në krahasim me vitin 2017. 72 janë fshatrat vetëm me një banor, ndërsa 164 janë vendbanimet, ku nuk ka asnjë banor të përhershëm. Këtë e tregojnë të dhënat e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Regjistrin Kombëtar të vendeve të populluara pranë Institutit Kombëtar të Statistikave. Në fund të vitit 2018 në vend ka gjithsej 5 256 vende të populluara. 257 prej të cilave janë qytete, 4 997 janë fshatra, ndërsa dy manastire janë me status vendbanimi – Manastiri i Klisurës, dhe Manastiri i Rillës. Fshati më i madh bullgar është Llozen me popullsi 6188 veta.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Bullgaria prej kohësh i ka përmbushur të gjitha kriteret teknike për anëtarësim në Shengen

"Ka ardhur koha." Kështu në mënyrë lakonike presidenti Rumen Radev e komentoi nga Nju Jorku mundësinë që më 10 tetor të këtij viti të bëhet një propozim Bullgaria të hyjë në zonën Shengen edhe në rrugë tokësore. Kreu i shtetit kujtoi se vendi..

botuar më 24-09-25 8.57.PD

Birra kraft do të derdhet në fund të javës në Sofje

20 fabrika birre bullgare do të ofrojnë recetat e tyre unike të birrës gjatë festivalit "Rruga Sumbullare", i cili do të mbahet në fund të javës - më 27, 28 dhe 29 shtator, përballë godinës së Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes...

botuar më 24-09-25 6.05.PD

Parashikimi i motit për 25 shtatorin

Të mërkurën , më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi..

botuar më 24-09-24 7.35.MD