Rritja e regjistruar e numrit të kredive të ofruara gjatë vitit 2018 është një tendencë, e cila vazhdon edhe gjatë vitit 2019 dhe fsheh rreziqe, në se ka ngadalësim në ekonomi ose në se rriten normat e interest. Kjo është shkruar në raportin vjetor të Bankës Popullore Bullgare. Rritja e kreditimit mund të çojë në vonesa dhe pamundësi në pagimin e kredive nga ana e huamarrësit dhe rrezikon qëndrueshmërinë e bankave – thuhet në analizë. Gjatë vitit 2018 rritja e kredive është 9,2% - ato për firmat - 5,4%, kurse ato për blerjen e banesave dhe për shpenzime të tjera më të vogla - përkatësisht 11,4% dhe 17,7%. Për këtë arsye Banka Popullore Bullgare shpalli se që nga 1 prilli 2020 bankat do të shtojnë rezervat e tyre mbrojtëse anticiklike nga 0,5% deri më 1%
Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai..
Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë vizitës së tij në Shkup më 14 tetor. Deklaratat kishin të bënin me vlerësime të papranueshme të bëra..
Me rastin e festës së aviacionit dhe Forcave Ajrore Bullgare, sot, më 16 tetor, në orën 09:00, do të vendosen lule dhe kurora në Monumentin e Aviatorit, në Rrugicën e Aviatorit pranë Asamblesë Kombëtare në kryeqytet, njofton Ministria e Mbrojtjes...
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në..
Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine..