Në lidhje me njoftimin se javën tjetër një delegacion bullgar do të niset për në SHBA që të bisedojë për marrjen e gjuajtësve F-16, Zëvendësministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov deklaroi para Radios Kombëtare Bullgare (BNR) se Bullgaria nuk synon marrëveshje me çdo kusht. Mandati i dhënë nga Parlamenti është për arritjen e një marrëveshjeje me përmasë 771-925 mln euro /1,5-1,8 mlrd leva/ dhe megjithëse shteti ynë ka lejë që të devijojë nga ky perimetër, ky devijim nuk mund të jetë i pakufishëm. Ekipi negociues ka qëllim arritjen e një pakoje të arsyeshme për F-16, e cila të mos ketë efekt negativ mbi projektet për marrjen e anijeve për Forcat Detare dhe të makinave luftarake për Forcat Tokësore, shtoi Zëvendësministri.
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..