Nëpunësit e Drejtorisë së Përgjithshme “Policia Doganore” ndaluan anëtarët e një grupi të organizuar kriminal për trafikimin e njerëzve nëpërmjet martesave fiktive. Në paraburgim po ndodhen dy gra dhe një burë – shtetas të Bullgarisë dhe një shtetas i Indisë. Grupi ka vepruar në territorin e Sofjes, ku ka kërkuar gra bullgare, me të cilat burrë nga India dhe Pakistani kanë lidhur martesa. Për këtë grave u janë premtuar para. Qëllimi i pakistanezëve dhe indianëve ka qenë emigrimi me arsyetim lidhjen e martesës me shtetase të Bashkimit Evropian. Martesat janë lidhur në Bullgari, në shtete të Evropës Perëndimore ose në Republikën e Qipros. Pastaj gratë e përfshira në veprimtarinë e paligjshme janë detyruar të ndihmonin indianët dhe pakistanezët para autoriteteve të emigracionit në vende të ndryshme - Austri, Belgjikë, Danimarkë etj.
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..
Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..