Ambasadori i Turqisë në Sofje Hasan Ulusoj ishte thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai ishte paralajmëruar se deklarata e tij se Bullgaria duhet të inkurajojë mësimin e gjuhës turke me qëllim rritjen e investimeve turke tek ne, nuk është e pranueshme. Investimet e Turqisë në Bullgari nuk mund të ndërlidhen në asnjë mënyrë me mësimin e turqishtes, por duhet të ndjekin vetëm logjikën ekonomike, deklarojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Është nënvizuar se investitorët turq duhet të respektojnë gjuhën zyrtare në Bullgari dhe do të ishte më mirë po të përkrahin përgatitjen e kuadrove, të cilët dinë gjuhën bullgare, derisa mësimi i gjuhëve të huaja është çështja e zgjedhjes së lirë të secilit shtetas bullgar dhe Bullgaria ka siguruar të gjitha kushtet për mësimin e lirë të gjuhëve të huaja. Ulusoj ka thënë se fjalët e tij janë interpretuar gabimisht dhe shpjegoi se nuk ka dhënë këshilla për mësim të detyrueshëm të gjuhës turke tek ne, informoi MPJ.
Dita e Trimërisë - 6 maji u festua në Ditën e Shën Gjergjit dhe para "Memorialit të Luftës Bullgare" në Novo Sello, raportoi BGNES. Memoriali, ku prehen eshtrat e 71 ushtarëve bullgarë, ndodhet pranë qytetit të Strumicës. Në Maqedoninë e..
Pilotët bullgarë kanë përpara një kohë të gjatë trajnimi intensiv. Këtë ia tha Radios Kombëtare Bullgare Majori Jason Royko, i cili solli në vend avionin e parë F-16 në fillim të prillit dhe do të mirëpresë 7 avionët e ardhshëm. Royko do të jetë..
Avioni F-16 ka një problem të vogël teknik, i cili do të rregullohet brenda pak ditësh, tha për BNT-në Shefi i Mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov. Kjo nuk është një temë që duhet diskutuar kaq gjerësisht. Tema është se modernizimi i ushtrisë bullgare..
Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në..