Desisllava dhe Dimitër janë pronarët e një kompanie të vogël bullgare, e cila merret me prodhimin thasëve të gjumit , të krijuar posaçërisht për nevojat e reparteve të neonatologjisë në spitalet. Përpara 1 viti ata startuaniniciativën “Thasët e gjumit me kauzë”, dhe deri në këtë moment ua kanë dhuruar mbi 3 mijë thasë 45 reparteve të lindjes në 31 qytete bullgare.
Një ndihmës i rëndësishëm në firmë gjatë pushimeve është 13-vjeçari Angell. Një lojtar i ndezur, ai rastësisht has me një histori, e cila krejtësisht e ndryshon perceptimin e tij për e video lojërat.
“Pamë një reportazh” – kujtohet Desisllava. “Aty tregohej për fëmijë, të cilëve unevojitet të kalojnë një kohë të gjatë në spital – me sëmundje onkologjike,fëmijë me transplantime ose me probleme të tjera të rënda shëndetësore. Dhe doli se, video lojërat në spital jo vetëm se i i dëfrenjnë fëmijët, por kanë dhe një efekt terapeutik. Pasi e pa këtë reportazh, ai i bëri një përshtypje të madhe Angellit dhe që atëherë ai mendon se si të mund të bëhet kështu që në të gjitha spitalet bullgare, fëmijët të kenë mundësi të luajnë video lojëra, më shpresën se në këtë mënyrë do të shërohen më shpejt dhe më shpejtë do të kthehen në shtëpi..
Për orë të numëruara kauza Game on (“Që të gjithë janë në lojë”) fitoi një përkrahje të madhe jo vetëm nga ata e fëmijëve dhe prindërve, por dhe nga ana njerëzve të cilët merren pikërisht me përpunimin e lojërave.
“Njerëzit reaguan menjëherë, përditë marrim dhjetëra lojëra, kështu që mendojmë se, iniciativa e Angjellit me të vërtetë do të jetë e dobishme, aq më shumë se ajo është me rëndësi të madhe për vetë atë – tha Desisllava. – Donim që me këtë fushatë të tërheqim vëmendjen e shoqërisë, që të mund të flitet më shumë për këta fëmijë. Bëmë thirrje që kush ka lojëra për PlayStation 4 dhe dëshiron t’i dhurojë, ta bëjë këtë për kauzën tonë. Qëllimi ynë është që deri më 1 qershor të sigurojmë lojëra për 4 spitale. I pari do të jetë spitali “Llozenec”, ku ka një repart për fëmijë që presin për transplantime ose me organe të transplantuara. Pas kësaj që të tria spitalet e mëdha të onkologjisë në qytetet Sofje, Plovdiv dhe Varna”.
Tanimë janë gati dhe “stacionet gaming”- karroca me rrota të punuara me porosi, në të cilat do të instalohet një televizor me konsolë me lojëra të ndryshme, kufje dhe internet me qasje pa tela. Do të sigurohet mundësi që me fëmijën të mund të luajnë akoma disa fëmijë të tjerë ose prindërit e tij.
“Shpresoj se është me rëndësi që më shumë njerëz të mësojnë për këtë, pavarësisht në se do të marrin pjesë në fushatë, apo jo. Sepse shoqëria duhet të flasë për këta fëmijë. Në këtë betejë serioze në jetën e vet ata kanë nevojë prej përkrahje, si dhe për pak gëzim, të cilin ne do të donim t’ua japim, duke iu dhënë mundësi të kalojnë më lehtë dhe në mënyrë më dëfryese kohën, derisa janë në spital” – thotë Desisllava.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Data 24 shtator shënoi krijimin e një shoqate të re bullgare në Shqipëri “Shoqata për Identitetin Bullgar” . Ajo u regjistrua sipas legjislacionit shqiptar në qytetin e Tiranës me drejtues Besim Muça. Besimi ka lindur në fshatin Orzhanovë..
Një shfaqje argëtuese "shkencë" për fëmijët iu kushtohet dinozaurëve. Ajo do të mbahet për një qëllim bamirësie - në mbështetje të Qendrës së Shpëtimit të Breshkave në fshatin Banja pranë zonës së mbrojtur të Detit të Zi Irakli. Kodi i veshjes..
Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat e diellit - shpjegon drejtori i..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori..