Alpinisti bullgar Ivan Tomov është ngjitur në majën e katërt për nga lartësia – Lhotse (8516 metra), në orën 9.40, orë lokale, bashkë me rusen Nastja Runova, pa oksigjen suplementar dhe pa ndihmën e sherpëve. Në fund të shtatorit të vitit 2017 Ivan Tomov u ngjit në Manaslu (8156 metra), ndërsa gjatë 2014-ës u ngjit në Broad Peak (8047 metra) bashkë me alpinistin tonë të madh Bojan Petrov.
Lhotse është maja e parë e lartë mbi 8000 metra, të pushtuar nga alpinistët bullgarë. Kjo ndodhi më 30 prill 1981, ndërsa alpinisti i parë bullgar, i cili e valëviti flamurin tonë ishte Hristo Prodanov.
Para një dite dy bullgarë të tjerë – Atanas Skatov dhe Stefan Stefanov, u ngjitën në majën e tretë për nga lartësia në botë Kanchenjunga(8586 metra).Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...
22-vjeçarja Kamelia Stoimenova ka thyer rekordin kombëtar të legjendës bullgare të notit Tanja Bogomillova në notin 200 metra për femra në një pishinë të vogël. Kjo u njoftua nga klubi i notit Sprint-Sofja, dhe lajmi u konfirmua për bTV nga Federata..