Alpinisti bullgar Ivan Tomov është ngjitur në majën e katërt për nga lartësia – Lhotse (8516 metra), në orën 9.40, orë lokale, bashkë me rusen Nastja Runova, pa oksigjen suplementar dhe pa ndihmën e sherpëve. Në fund të shtatorit të vitit 2017 Ivan Tomov u ngjit në Manaslu (8156 metra), ndërsa gjatë 2014-ës u ngjit në Broad Peak (8047 metra) bashkë me alpinistin tonë të madh Bojan Petrov.
Lhotse është maja e parë e lartë mbi 8000 metra, të pushtuar nga alpinistët bullgarë. Kjo ndodhi më 30 prill 1981, ndërsa alpinisti i parë bullgar, i cili e valëviti flamurin tonë ishte Hristo Prodanov.
Para një dite dy bullgarë të tjerë – Atanas Skatov dhe Stefan Stefanov, u ngjitën në majën e tretë për nga lartësia në botë Kanchenjunga(8586 metra).Snowboardistja Malena Zamfirova, e cila kohët e fundit fitoi çmimin për atleten më të mirë të re në Evropë, ka marrë një tjetër njohje ndërkombëtare, raporton BGNES. Me votat e tifozëve të snowboarding-ut alpin nga e gjithë bota, bullgarja..
Pjesëmarrësit në Turneun e 35-të Ndërkombëtar të Vrapimit në Terren të Hapur(cross-country running) “Nuset e Llukovit” do të fillojnë vrapimin sot në mëngjes, 18 tetor, në stadiumin e qytetit, raportoi BTA, duke cituar administratën komunale në..
Ekuipazhi bullgar i jahtit “Ivana dhe Aleks” fitoi Kampionatin Evropian të Lundrimit me Vela në Korsikë, që u zhvillua midis 7 dhe 12 tetorit. Ky është titulli i parë evropian për Bullgarinë dhe një sukses historik për lundrimin kombëtar, raportoi..