Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Inflacioni në Bullgari arriti 3.7 për qind gjatë muajit prill

Foto: BGNES

Gjatë prillit të vitit 2019 çmimet në Bullgari u rritën për të katërtin muaj me radhëqë nga fillimi i vitit, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Inflacioni mesatar vjetor për periudhën maj 2018 – prill 2019 rritet me 3.3 për qind në krahasim me periudhën maj 2017 – prill 2018.

Gjatë prillit çmimet e produkteve ushqimore dhe të pijeve freskuese në Bullgari janë rritur me 1.1 për qind në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa ato të produkteve të duhanit dhe të shëndetësisë janë mbetur në nivelin e muajit të kaluar. Me 6.9 për qind janë rritur çmimet e veshjeve dhe të këpucëve për konsumatorin bullgar.

Çmimet e banesave, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera shënojnë ulje prej 0.2 për qind në krahasim me marsin, derisa vlera e shërbimeve të transportit rritet me 1.6 për qind në krahasim me muajin e kaluar.

Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave janë shenja e radhës e forcimit të presionit të inflacionit gjatë muajve të parë të vitit të tanishëm pas dobësisë së konstatuar në fund të 2018-ës.

Pritet rritje e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve për shtetasit bullgarë dhe pas aplikimit të toll taksave në vend, që do të fillojë me një periudhë tremujore falas nga data 16 gusht. Në të vërtetë fillimi i shfrytëzimit të toll sistemit do të shtrenjtojë një pjesë prej mallrave, por jo kaq shumë siç janë parashikimet e disa ekspertëve dhe organizatave, komentoi Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov. Ai sqaroi se taksat e mëdha do t’u përkasin kamionëve shumë të rënda, me të cilët nuk transportohen mallra ushqimore,“domethënë do të ketë ndikim, por jo kaq apokaliptik, siç prognozojnë disa prej ekspertëve”.

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Instituti për Ekonominë e Tregut: Nga sot punojmë për veten tonë

Sipas Institutit për Ekonominë e Tregut, sot është e ashtuquajtura Dita e Lirisë Tatimore, informon gazetarja e BNR-së, Natalija Gançovska. Kjo do të thotë që taksapaguesit kanë mbuluar të gjitha kostot e taksave dhe sigurimeve shoqërore dhe po..

botuar më 25-06-03 2.52.MD

Nevojitet një strategji kombëtare për njerëzit që jetojnë në varfri energjetike

Këshilli Ekonomik dhe Social këmbëngul në krijimin e një Observatori për Varfërinë Energjetike dhe një Sistemi Informacioni për Familjet në Vulnerabilitet, njofton BTA.Gjithashtu, nevojitet një strategji kombëtare, duke përfshirë një sërë masash për..

botuar më 25-06-03 11.27.PD

Me vënien e euros në shfrytëzim, po hapet një faqe e re në historinë bullgare, sipas kryeministrit

Në një takim me Drejtoreshën Menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva, Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi se vendi është në prag të pranimit të euros dhe se përpara është një faqe e re për ekonominë bullgare. Ai është..

botuar më 25-06-02 1.33.MD