Vdiq një bullgar 25 vjeç, i cili dje u plagos rëndë duke u ngjitur në malin Olimp të Greqisë, megjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar. Ai u dërgua në spitalin ushtarak në Selanik me traumë të rëndë të trurit. Incidenti ka ndodhur në një lartësi prej 2300 metrash. Shërbimi shpëtimtar grek ka reaguar menjëherë. Në vendin e incidentit kanë mbërritur zjarrfikës, ndërsa i lënduari është transportuar me helikopter ushtarak, sepse ka qenë në gjendje shumë të rëndë. Sipas malësorëve vendas rajoni Kofto, ku ka ndodhur incidenti, është shumë i rrezikshëm dhe është i përshtatshëm vetëm për ngjitës të përgatitur shumë mirë.
Largimi i shtetasve bullgarë nga Libani, i kryer me dy fluturime drejt Bullgarisë, tashmë duket i vështirë për t'u realizuar, sipas ambasadorit tonë në vend Jasen Tomov. Sipas tij, fluturimi i radhës është i rrezikshëm, prandaj po kërkohen variante..
Bullgaria dhe SHBA do të zgjerojnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ndërqeveritar për projektin për ndërtimin e një kapaciteti të ri bërthamor në centralin atomik “Kozlloduj” dhe programin bërthamor për qëllime civile. Kjo u diskutua nga ministri në..
Ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov kryeson delegacionin bullgar për të marrë pjesë në seancën e 45-të të Konferencës së Ministrave të Frankofonisë, e cila do të mbahet më 3 tetor në Paris, njoftoi MPJ. Në forum marrin pjesë ministrat e jashtëm të..
Nëse zgjedhjet mbahen në fillim të tetorit, 6 parti dhe koalicione hyjnë në parlamentin e 51-të, sipas një sondazhi të Agjencisë “Market Links” të..
2024 është viti më i mirë pasi ka statistika për të ardhurat nga turizmi, akomodimet turistike, numrin e turistëve dhe regjistrimet e turistëve, numrin e..
Gjatë natës , vranësira në gjysmën perëndimore të vendit do të jetë e ndjeshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Në lindje do të ketë vranësira..