Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arti me kauzë i cili e hap shpirtin drejt dashurisë së pakushtëzuar

Arti është një shprehje e synimit drejt bukurisë dhe fluturimit të mendimit, ai e prek shpirtin edhe të njeriut të arsimuar, edhe të atij të pashkolluar, sepse buron nga zemra. Pikërisht përmes artit, fëmijët me aftësi të kufizuara mund të shprehin veten në një botë më të mirë, ku vetëm ndjenja e bukurisë ka rëndësi. Kurse fëmijët me dhunti artistike kanë nevojë vetëm prej kushteve, në të cilat të zhvillojnë talentin e vet. E tillë është ideja e iniciativës “Arti me kauzë” – t’i ndihmojë këta bullgarë “specialë” dhe ta bëjë jetën e tyre një përjetim emocionues. Fushata përkrahet prej piktorëve të njohur bullgarë, figurave publike dhe shkrimtarëve, kurse të ardhurat nga ngjarjet kulturore me pjesëmarrjen e tyre kthejnë buzëqeshjet e fëmijëve “të ndryshëm”.

"Për 3 vjetët e fundit kemi dhuruar për shërimin e 15 fëmijëve rreth 97 000 leva – shënon muzikantja Zina Ljubenova, organizatore e ngjarjeve.Dy herë në vit, gjatë muajve korrik dhe dhjetor, organizojmë, bashkë me partnerët tanë nga “Sporti me kauzë”, ngjarje të përbashkëta bamirëse, në të cilat propozojmë vepra nga ekspozitat. Ideja është jo vetëm të përkrahim fëmijët, por dhe të detyrojnë shoqërinë të jetë solidare. Sepse në qoftë se sot ne nuk e kemi këtë problem, ai nuk është yni, nesër  ai mund të jetë. Ne duam të kultivojmë ndjeshmëri. Vetë vendi Project Lab është i krijuar me idenë të ofrojë një hapësirë falas për artin, i cili të arrijë deri tek një rreth me të gjerë njerëzish."

Mes kauzave bamirëse është dhe grumbullimi i mjeteve për Elja, e cila është 11 vjeçe dhe ka lindur pa duar dhe këmbë. Pavarësisht nga ceni i saj, ajo pikturon, mundohet të shkruajë dhe shkon rregullsish në shkollë. Në sajë të iniciativës “Arti me kauzë”, në të cilën përfshihen piktorë të njohur si Vera Peneva, Dili Bozaxhieva, Nikollaj Jakimov dhe Jovo Jovçev, ka shans që Elja të fillojë të ecë me ndihmën e impianteve speciale. Për to janë të nevojshme 80 000 euro. Deri në këtë moment është mbledhur një pjesë e madhe nga shuma. Prandaj grumbullimi i parave do të vazhdojë me ngjarje të tjera artistike.

Piktura e përbashkët e krijuar nga grupi i piktorëve për fushatën në përkrahje të Eljas 11 vjeçare

Në hapësirën e Project Lab dhe në fushatat e “Artit me kauzë” e gjeti vendin e vet dhe Borjana Ivanova-Boko, e cila kohët e fundit paraqiti ekspozitën e saj të parë me piktura prej stofi. Përveç me format dhe ngjyrat e shkëlqyera, ato bëjnë përshtypje dhe me stilin e vet novator:


"Unë jam një njeri i cili shqetësohet shumë dhe nuk qesha dakord t’i tregoj, por miqtë e mi më inkurajuan. Në kërkimin e një salle të përshtatshme u takova rastësisht me Zinën e shkëlqyer. Ideja të orientohemi drejt kauzës qe tepër impulsive, me qenë se unë jam nënë e një fëmije që vuan nga autizmi. Prandaj dhe qëllimi i kësaj ekspozite është që të mund t’i përkrahim fëmijët me autizëm, sepse ata janë qenie të shkëlqyera me një ndjenjë pak më tëndryshme për botën, më të ndjeshëm, por po kaq normalë si të gjithë ne. Përmes kësaj ekspozite dua t’u tregoj prindërve, se mundin vetë të gjejnë mënyrë të përkrahin financiarisht veten e vet - përmes krijimtarisë ose duke zbuluar një fushë, në të cilën janë të fortë. Ekspozita e tanishme është një ëndërr e realizuar, nuk kam durim të shikoj reagimet e njerëzve."

Njohja e publikut nuk u vonua dhe jo vetëm për shkak të kauzës, por dhe për shkak të mesazheve të dashurisë së nënës në pikturat e Borjanës. Pikërisht ato i provokuan njerëzit të hapin zemrat e tyre për dashurinë dhe të blejnë krijime të piktores së re.


"Çdo një prej nesh mund të ndajë nga paratë e veta, por ky nuk është qëllimi ynë. Ne duam t’i bëjmë njerëzit solidarë. Të jemi me të vërtetë një pjesë nga një komuniteti, i cili në ndonjë farë mënyre e formon këtë shoqëri. Në thelbin e vet arti është elitar, por edukon dhe e kultivon publikun, ai mund ta bëjë njeriun më të mirë, më të përgjegjshëm dhe të ndjeshëm ndaj problemeve, të cilat janë rreth tij."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Darina Grigorova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD
Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD