Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parku paleontologjik në qytetin Vërshec na kthen në kohën para epokës së fundit të akullit

Si janë dukur trojet e sotme bullgare para 2 500 000 vjetëve, atëherë, kur në Afrikën Lindore kanë lindur hominidët e parë, të cilët kanë çuar deri në shfaqjen e njeriut? Një mundësi të zhytemi në ato kohëra të largëta dhe të veshura në mister të plotë do të na japë parku paleontologjik në qendrën e qytetit Vërshec (Bullgari Perëndimore). Ai do të prezantojë florën dhe faunën e rajonit të epokës së pleistocenit të hershëm, ose pak para fillimit të epokës së fundit të akullit, dëshmi për të cilat janë gjetur në një vend, i cili gjendet në 7 kilometra  nga vendpushimi Vërshec.

Projekti do të realizohet me mjete në kuadrin e programint evropian “Interreg”, kurse në këtë moment po zhvillohet ankandi për zgjedhjen e kontraktorit. Mes ofertuesve është Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Sofje, shkencëtarët e të cilit – themeluesi i paleontologjisë në Bullgari profesori Zllatozar Boev dhe drejtori i muzeut , profesor Nikollaj Spasov – specialist mbi  fosilet dhe gjitarët e sotëm, janë studiuesit kryesorë të vendit afër Vërshecit, ku janë gjetur dëshmi të shumta për atë epokë të largët. Vendi është zbuluar për shkencën para 30 vjetëve:


“Thesarkërkuesit të cilët kanë shkuar përreth, kanë gjetur eshtra ose kufoma. Ia kanë shpënë mësuesit vendas të gjeografisë. Ai menjëherë është lidhur me fakultetin e geologjisë dhe gjeografisë pranë Universitetit të Sofjes, kurse pas 2 vjetësh informacioni arrin dhe deri tek ne me profesorin Spasov – i kujtohet profesorit Boev. Kur filluam punë në vend nxorëm eshtrat e kafshëve të reja për shkencën dhe kuptuam se bëhet fjalë për një vendburim interesant dhe të pasur dhe të rëndësishëm për shkencën botërore, të cilin duhet ta ruajmët dhe të tregojmë gjërat e gjetura në të në një muze të posaçëm, ose në një park paleontologjik”.

Sipas fjalëve të profesorit Boev , në botë nuk ka një vend tjetër më të pasur me fosile pikërisht nga kjo periudhë të pleistocenit të hershëm. Afër Vërshecit mbi bazën e pothuajse 7 000 gjëra të gjetura me vlerë shkemncore, janë zbuluar 166 lloje bimësh dhe kafshësh jovertebrore dhe vertebrore. Vetëm mes shpendëve janë saktësuar një racë e re dhe 16 lloje të reja, në këtë numër vrapuesi i ujit me krahë të shkurtra (një lloj zogu), shqiponja e Kuroçkinit, lauresha e fushave të thata, shqiponja e gjarprit, skifteri i Petër Bakallovit, i emërtuar me emrin e paleontologut të parë bullgar të kafshëve vertebroren dhe po kështu:

“E ashtuquajtura Chauvireria Balcanica, të cilën e kam quajtur me emrin e njërës prej specialistëve më të mirë të fosileve të zogjve – francezjaprofesoresha Cécile Mourer-Chauviré. Në vendburimin afër Vërshecit janë gjendur rreth 1100-1200 eshtra, mbase prej rreth 50 llojeve të shpendëve. Nëpër botë në përgjithësi janë shumë pak llojet e shpendëve të tilla të gjetura në fosile, të cilat janë përshkruar në bazën të të dhënave dhe materialeve kaq të pasura. Ky është shpendi thëllëzë me përmasa midis shkurtës dhe thëllëzës, e cila sipas supozimeve tona, si dhe shumë shpendë të tjerë të gjetura aty, ka qenë viktimë të një bufit, i cili e ka përdorur si strehë dhe vend për tu ushqyer pjesën e hyrjes së një shpelle të dikurshme, e cila më vonë është shembur”.

Në vendin afër Vërshecit i cili ka fituar një njohje botërore, janë gjendur dhe eshtrat e grabitqarëve shumë të mëdhenj si megantereoni, i cili ruhet në fondet e Muzeut Kombëtar të Shkencave Natyrore, gepardi gjigant, jaguari evropian, 2 lloj arushash....Por si është dukur ky rajon në prag të epokës së akullt?

Duke gjykuar mbi kafshët e gjetur, si dhe mbi bazën e farërave të mbledhura të bimëve, mund të themi  se në nëtë vend  gjatë asaj kohe ka ekzistuar savana e thatë me shkurre kanë qenë janë banorë e zakonshëm. Ka pasur dhe zona të vogla pyjore, sepse një pjesë nga kafshët e gjetura - arushët, jaguarët etj, janë të  lidhura më shumë me pyjet. Klima ka qenë më e thatë dhe e ngrohtë në krahasim me atë të sotmen, kurse peizazhi – më i rrafshët”.

E gjithë pasuria, e cila zbulon një pjesë nga historia e tokave tonë nga përpara milionë vjetëve është zbuluar në një gropë shkëmbore – pjesë e një shpelle të dikurshme, me diametër jo më shumë se 1 metër, në të cilën eshtrat  janë sjellë nga rrjedha e ujit, siç thotë me buzëqeshje profesori Zllatozar Boev: “si me porosi për ne”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra e Vizitorëve për Peshkimin dhe Çështjet Detare

Rrjetat e vjetra të peshkimit dhe varkat e Pomorie tani ruhen në një muze

Në ditët e sotme, në portin e Pomorie ankorohen kryesisht jahte, dhe varkat e vjetra të peshkimit prej druri janë zëvendësuar nga anije moderne të pajisura me motorë të fuqishëm. Jetesa tradicionale e qytetit tonë të Detit të Zi, e lidhur me peshkimin,..

botuar më 24-12-06 1.20.MD

Në Bansko, pistat e skive hapen akoma në Ditën e Shën Nikollës

Sezoni i dimrit në Bansko fillon më herët këtë vit . Zona e skive hapet akoma më 6 dhjetor 2024. Të gjitha pistat do të funksionojnë përveç Çalin Vallog dhe rrugës së skive për në Bansko. Pistat jane te rregulluara dhe ne gjendje shume te mire. Deri më 19..

botuar më 24-12-06 9.42.PD

Pistat në pushimoret malore Borovec, Bansko dhe Pamporovo janë të mbuluara me borë para sezonit të ri

Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..

botuar më 24-12-03 12.53.MD