Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lideri i Socialistëve Evropianë Sergej Stanishev ngjitet në vendin e dytë në listën e së majtës

Sergej Stanishev
Foto: BGNES

Lideri i Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) Sergej Stanishev për here të dytë ndryshoi renditjen fillestare të listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socilaiste Bullgare (BSP). Votat preferenciale e zgjedhësve e renditin atë në vend të dytë pas lideres së listës Elena Jonçeva. Presidenti i PES ka mbi 28 000 preferenca personale, duke pasur parasysh se pragu për Partinë Socialiste Bullgare është 22 500 vota. Kjo është rirenditja e dytë e listës së kuqe të lidhur me emrin e Stanishevit, sepse ai nuk ishte përfshirë në variantin e saj fillestar. Më shumë vota fitoi liderja e listës së BSP-së Elena Jonçeva me mbi 70 mijë vota personale.

Nga partia VMRO shpallën se për shkak të votës preferenciale deputeti i tyre i dytë në parlamentin Evropian do të jetë regjisori Andrej Sllabakov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mjekët e rinj protestojnë përsëri

Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë kushte më të mira pune, rritje të pagave, kushte motivuese për trajnime pasuniversitare dhe një..

botuar më 25-06-27 8.32.PD

Parashikimi i motit për 27 qershorin 2026

Gjatë natës moti në të gjithë vendin do të jetë i kthjellët. Në rajonet lindore do të fryjë erë e lehtë nga lindje-juglindja. Të premten vendi do të mbetet nën ndikimin e një mase të nxehtë ajri. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet..

botuar më 25-06-26 7.35.MD

Një zjarr i madh po digjet pranë Karnobatit

Një zjarr i madh me një front prej rreth 10 km pyjesh po digjet në pjesën lindore të Karnobatit, rajoni i Burgasit, njoftoi kryetari i bashkisë Georgi Dimitrov. Për shkak të erës së fortë, shuarja e tij është e vështirë, raportoi korrespondentja e..

botuar më 25-06-26 6.21.MD