Disa ditë pas zgjedhjeve të zhvilluara evropiane më 26 maj pyetjet rreth përbërjes së Parlamentit të ri Evropian, formimit të shumicës së qëndrueshme, të Komisionit funksionues dhe të perspektivave për zhvillimin e Bashkimit, provokojnë shumë analiza dhe debate, por sikurse pyetjet ende mbeten më shumë sesa përgjigjet. Kemi nevojë për një vlerësim real dhe një analizë objektive. Pikërisht një bisedë e tillë me emrin “Zgjedhjet Evropiane 2019: çfarë është e ardhmja?” u zhvillua në Shtëpinë e Evropës nën patronazhin e Zyrës së Parlamentit Evropian në Bullgari. Në të morën pjesë ekspertja në fushën e politikave të BE-së Ingrid Shikova, politologu Vlladimir Shopov dhe drejtoresha regjionale e agjencisë “Kantar” për Bullgarinë Marçella Abrasheva. Emri i saj është i panjohur, por kjo agjenci krijon një sistem shumë të rëndësishëm prej studimesh, mbi të cilin mbështeten pothuajse të gjitha analizat dhe komentet kushtuar ngjarjeve në Bashkimin Evropian – Eurobarometri.
Një prej theksave të bisedimit ishte pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje, sepse në sfondin e aktivitetit pa precedent prej 51% në kuadrin e BE-së, në Bullgari pjesëmarrja ishte tepër modeste – 33.27%. Sipas zonjës Abrasheva aktiviteti i ulët elektoral te ne nuk është shfaqje e skepticizmit evropian, ose e kritikës ndaj bashkësisë evropiane, por më tepër është diagnozë e veprimtarisë politike bullgare dhe e mungesës së besimit se zëri bullgar në Evropë ka rëndësi.
“Më duket se përtej kontekstit të politikës së brendshme, i cili është shkaku për këtë aktivitet të ulët elektoral, sa më shpejt fillon të dalë debati publik bullgar nga situata në të cilën ne e konsiderojmë veten si një shtet nga i cili nuk varet asgjë, aq më mirë do të mund ta ndryshojmë këtë pamje.
Ingrid Shikova e quajti mosdëshirën për ta ushtruar të drejtën tonë të votimit si krizë e besimit tek politika, politikanët dhe personalitetet, të cilat konkurrojnë për besimin tonë. Kjo në një ose tjetër mënyrë i përket tërë BashkimitEvropian, por gjëja pozitive është se shtetasit evropianë kanë zhvilluar një instinkt të vetëmbrojtjes, i cili i bën që të këmbëngulin për një bashkim, i cili t’i mbrojë. Në përfundim Shikova shënoi:
“Çfarë është përfundimi im kryesor, i lidhur me pjesëmarrjen e ulët të votuesve në Bullgari? Unë jam dëshmitare se zyra informative e Parlamentit Evropian në Sofje dhe kolegët bënë përpjekje shumë të mëdha, që të udhëtojnë në vend dhe të shpjegojnë se sa rëndësishëm është të votojmë. Por e vërteta është se kjo nuk mjafton. Mesazhi im i posaçëm për Bullgarinë është se kemi nevojë për më shumë sqarime sa u përket çështjeve evropiane. Duhet ta vazhdojmë punën tonë me të rinjtë."
Pasi i analizuam shkaqet për këto rezultate, duhet të flasim edhe për pasojat e tyre. Sipas fjalëve të politologut Vlladimir Shopov, Parlamenti i ri Evropian do të ngjajë më tepër me një parlament kombëtar. Do të jemi dëshmitarë të një fragmentacioni, por jo thjeshtë sa i prket numrit të partive, por edhe për shkak të faktit se në vetë institucionin përqindja e tyre relative po afrohet. Kjo do të vështirësojë jashtëzakonisht shumë funksionimin e Parlamentit Evropian. Sipas zotit Shopov shumica e ardhshme parlamentare do të krijohet mbi bazën e një koalicioni tepër të madh, i cili do të ketë një program të përbashkët, por në jetën e përditshme shpeshherë do të jemi dëshmitarë të koalicioneve të shumta të ndryshme mbi tema të caktuara. Në këtë kuptim do të jetë shumë interesante se kush do ta kryesojë Parlamentin Evropian dhe kush do ta udhëheqë këtë koalicion të komplikuar.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Turqia dëshiron të anëtarësohet në BRICS Turqia ka aplikuar për anëtarësim të plotë në BRICS dhe anëtarësimi i saj do të diskutohet në samitin e organizatës në Rusi në tetor, raportojnë mediat bullgare. Nëse pranohet, do të jetë vendi i parë..
Shoqata "Pаsardhësit e refugjatëve dhe migrantëve nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe miq" shpërndau një letër të hapur drejtuar komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në RSM dhe..
Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...