Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Misteri i zërave bullgarë” prezanton projektin e vet të fundit në turneun evropian

Më 30 maj në Francë, në edicionin e 38 të festivalit të xhazit Jazz Sous Les Pommiers, filloi turneu evropian i radhës i “Misterit të zërave bullgarë”. Kori popullor i njohur i grave prezanton albumin e vet më të ri “BuuÇiiMish”, i krijuar gjatë majit të vitit 2018, bashkërisht me Lisa Xherard.

Lisa Xherard

Përzierja midis folklorit tradicional bullgar dhe frymëzimeve muzikore të yllit nga „DeadCanDance“, instrumentistëve dhe beatboxerëve del shumë e suksesshme tek ne. Eksperimenti i guximshëm është në bazë të idesë së producentes së projektit Bojana Bunkova nga “Schubert Music Publishing”, kurse muzika është vepër e kompozitorit Petër Dundakov. Mes instrumenteve ai ka përdorur fyellin, gëdullkën /një instrument tipik bullgar me tela/ kitarën, kontrabasin merr pjesë dhe beatboxeri Skiller. Pas Francës grupi do të zhvillojë koncertnë në Barcelonë më 1 qershor. Pas kësaj janë planifikuar koncerte në Porto, Lisbonë, Braga /4,5,6 qershor/ dhe në “Queen Elizabeth Hall” në Londër më 7 qershor. Pjesëmarrja në Londër është e dyta për grupin në kryeqytetin e Britanisë së Madhe për këtë vit. Turneu përfundon me 3 koncerte në Poloni - Varshavë, Vrocllav dhe Shçeçin më 10,11 dhe 12 qershor.

Pasi përjetuam reagimin krejtësisht pozitiv të publikut në Gjermani, Zvicër, Poloni, Francë, Itali dhe Holandë ne shikojmë me shumë guxim përpara. Jemi gati për sfida të reja. Në këtë drejtim na ndihmojnë shumë vetë kori dhe dirigjentja e tij Dora Hristova”, tregon Bunkova. 7 koncerte në 3 shtete që nga fillimi i vitit 2019 paraprinë turneun në Francë, Spanjë, Portugali, Britaninë e Madhe dhe në Poloni. Viti filloi për “Misterin e zërave bullgarë“ në Londër, vazhdoi me pjesëmarrje në qytetin Plovdiv me orkestrën simfonike dhe me dy këngëtare të operës dhe me vizita në “Koncertgebau” - Amsterdam dhe në Holandë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Derillova – një zë unik bullgar në skenën operistike evropiane

Jordanka Derillova – një soprano dramatike me një bukuri të mahnitshme dhe timbër të papërsëritshëm. Ajo është ndër të paktat bullgare që janë nderuar me titullin "Kammersängerin" – çmimi më prestigjioz në Gjermani dhe Austri, që u jepet..

botuar më 25-07-23 7.30.PD

Pakohësi dhe freski me "Graniti i Zi" - kënga e re nga Grafa

Një histori e freskët verore, pakohësi dhe një tingull elegant etnik - kjo është "Graniti i Zi", kënga e re nga Vlladimir Ampov - Grafa. Kënga shoqërohet nga një videoklip i xhiruar në film 16 mm - një zgjedhje krijuese me të cilën ekipi kthehet..

botuar më 25-07-23 6.05.PD

Në vapën e verës – "Magjia"

Kënga më e re e Vesi Bonevës titullohet "Magjia". Kënga ka një tingull latin, i përshtatshëm për sezonin e verës. Vesi krijoi vetë muzikën dhe tekstin, ndërsa aranzhimi është nga Svetlin Këslev. Mesazhi i këngëtares është: "Përgatituni për një verë..

botuar më 25-07-22 6.10.PD