Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jordanka Derillova – një zë unik bullgar në skenën operistike evropiane

"Është bukur të themi që jemi bullgarë" – thotë solistja e Operës në Dessau

Foto: derilova.com

Jordanka Derillova – një soprano dramatike me një bukuri të mahnitshme dhe timbër të papërsëritshëm. Ajo është ndër të paktat bullgare që janë nderuar me titullin "Kammersängerin" – çmimi më prestigjioz në Gjermani dhe Austri, që u jepet këngëtarëve më të shquar dhe të denjë me rekomandim nga institucione muzikore të rëndësishme. Derillova do të jetë në Sofje më 3 korrik për të kënduar rolin e Brünnhilde në "Perëndimi i perëndive", si pjesë e festivalit tradicional të Wagner-it në Operën e Sofjes.

Repertori i saj është i gjerë – mbi 50 role operistike, rekuieme, simfoni etj. Për Radio Bullgarinë, Jordanka Derillova ndan se "Wagner-in gjithmonë e ka në zemër, e do shumë". Ajo e ndien dhe e kupton gjysmëperëndeshën Brünnhilde:

"Si këngëtare, e ndiej shumë afër dhe kurrë nuk kam hasur vështirësi. Wagner nuk është vetëm të bërtasësh dhe të ulërish, siç e kuptojnë disa. Duhet të bësh muzikë! Wagner këndohet me emocion, me dije, me zë – me gjithçka, por duhet të dish saktësisht si…".

Amerikani Evan-Alexis Christ, i cili dirigjon "Unazën" në festivalin e sivjetshëm të Wagner-it në Sofje, sipas saj është "dirigjent ëndrrash për këngëtarët". Ndërsa produksionet bullgare të Wagner-it i konsideron shumë bindëse:

"Unë vazhdimisht bëj reklamë për 'Unazën' tonë në Sofje – që ia vlen të vijnë të gjithë adhuruesit e Wagner-it, që duhet të shikojnë shfaqjet tona, sepse ato japin një përfytyrim të saktë për historinë. E gjithë tetralogjia, heronjtë, konfliktet – gjithçka është paraqitur siç duhet dhe njeriu e kupton… Për mua personalisht është shumë e rëndësishme të mund të luaj dhe të këndoj në shfaqje të vërteta. Këtu, me të vërtetë, marr pjesë me shumë kënaqësi – jo vetëm në 'Unazën', por në të gjitha produksionet ku kam kënduar."

Çfarë është Bullgaria për të?

"Epo, Bullgaria është shtëpia ime e lindjes! Çfarëdo që të bëjë njeriu jashtë shtetit, gjithmonë përpiqet që në fund të kthehet këtu – këtu janë njerëzit e tu, këtu është ajri ynë… Edhe nëse e bëj rrallë, është një gëzim kur vij. Më së shumti kur mund të këndoj këtu, në Opera. Është me të vërtetë një lumturi e madhe, sepse kjo është skena jonë kombëtare."

A i ka ndodhur ndonjëherë që fakti se është bullgare t’i ketë shkaktuar pengesa?

"Jo. Nuk do të thosha që më ka penguar. Përkundrazi, kudo që kam kënduar në botë, gjithmonë thonë: 'Ju, bullgarët, keni zëra të mrekullueshëm!' – kjo është e ditur. Ne, këngëtarët, duhet të jemi krenarë që jemi bullgarë, që kemi këtë natyrë me të cilën jemi të bekuar… Jashtë shtetit njerëzit na admirojnë dhe flasin për ne. Prandaj nuk është pengesë, përkundrazi – është një përparësi, sepse ata nuk kanë zëra si tanët. Nuk kanë atë shumëllojshmëri, ato ngjyra, nuk kanë ato timbre emocionale. Ka shumë këngëtarë, por… nuk kanë këto cilësi të bukura. Ne kemi një cilësi tjetër. Dhe prandaj është bukur të themi që jemi bullgarë."

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: derilova.com, operasofia.bg, anhaltisches-theater.de,Facebook/ Iordanka Derilova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Çdo vit në të njëjtën kohë" - një koncert special nga këngëtarja Bellosllava

Bellosllava do të mbyllë faqet e verës dhe do të hapë faqet e sezonit vjeshtë-dimër me një koncert special më 18 shtator në Kinemanë Kabana në Sofje. Pranë saj në skenë do të jenë Zhivko Petrov - piano, Dimitër Semov - bateri, Dimitër Karamfillov..

botuar më 25-09-18 6.05.PD
Mihaill Bellçev

"Bulevardi" – Sofja në sytë e këngëtarit dhe kompozitor Mihaill Bellçev

Në Ditën e Sofjes, ju ftojmë të bëni një shëtitje përgjatë bulevardeve të saj dhe ta shihni qytetin ashtu siç e pa Mihaill Bellçev plot 50 vite më parë – në vitin 1975. Mihaill Bellçev kompozoi muzikën mbi vargjet e poeteshës Mirjana Basheva. Në..

botuar më 25-09-17 5.55.PD

Pianistja Donka Angëçeva: Dua të krijoj diçka të bukur dhe me kuptim

Një nga fytyrat më të njohura të skenës muzikore austriake – e lindura në Plovdiv Donka Angëçeva, prej disa vitesh është pjesë e rrethit prestigjioz të artistëve të markës së famshme Bösendorfer Artists, midis të cilëve janë pianistë legjendarë si..

botuar më 25-09-16 7.05.PD