Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maria Samiçkova-Bellçër, fytyra e bullgarëve në Nevada: Zemra ime është në Bullgari

Unë jam mjaft e zhdërvjellë dhe adaptohem lehtë. I dua shumë ndryshimet dhe jam njeri që e pëlqen rrezikun. I vendos vetes qëllime reale , të cilat gjithmonë të mund t'i arrijë, në qoftë se varet prej meje” – në këtë mënyrë e përshkruan veten shkurtimisht Maria Samiçkova-Bellçër në takimin e vet të parë në Sofje. Dëgjoj gjuhën e saj të ëmbël bullgare dhe e kam mjaft të vështirë të besoj se ajo prej 12 vjetëve jeton në Las Vegas dhe që atëherë ky është kthimi i saj i tretë në atdhe. Niset për në Amerikë tek nëna e saj, e cila ka emigruar gjatë vitit 1998. Aty Maria takon burrin e saj të ardhshëm, lind dielli i tyre Nikëlës.

Për vitet e kaluara në Shtetet e Bashkuara ajo mëson shumë gjëra. Më e rëndësishmja është – “të kem një qëndrimi pozitiv ndaj njerëzve, të mos t'i kritikoj të tjerët, të mos kritikoj bile dhe veten time dhe kaq shumë. Ne bullgarët, si tërësi jemi mjaft autokritikë. U mësova po kështu të jem e disiplinuar. Amerika është shteti i rregullave. Në qoftë se je i përgjegjshëm, i respekton ligjet, do të jetosh i qetë. Ky është dhe një vend, i cili të jep mundësi të ndryshme për t'u zhvilluar. Nuk kam ndier përbuzje, për shkak të kësaj se vij nga një shtet tjetër. Gjithmonë më kanë dhënë shans që të afirmohem. Në fund të fundit, Shtetet e Bashkuara janë vend i emigrantëve, aty jetojnë njerëz nga e gjithë bota”, përgjithëson Maria.

Kur shkon në Amerikë, aty fillon kriza ekonomike, por ajo kërkon vendin e vet nën diell. Në Bullgari ka punuar si gazetare, kurse përtej oqeanit jeta e saj merr një drejtim tjetër:

Hapa faqe të re  dhe fillova nga zeroja. Kam kaluar nëpër rrugën e vështirë të emigrantëve. Më mungonte shumë gazetaria. Në Bullgari kam punuar 3 vjet në gazetën “168 orë”. Kjo qe një shkollë jashtëzakonisht e mirë.”

Në Amerikë Maria fillon të punojë në një piceri. Pas kësaj punon si shofere e taksisë. Punon nga 12 orë – nga ora 16.00 deri në orën 04.00. Kjo i ndihmon që të mund të njohë më mirë qytetin: “Vegas është si “Disnilend” për të moshuarit, qytet në të cilin nuk mund të mërzitesh. E vizitojnë mbi 43 mijë veta në vit. Kjo e bën punën e shoferit të taksisë jashtëzakonisht dinamike”, tregon Maria. Disa klientë e kanë parë me pabesim: “A jeni me të vërtetë shofere taksie?” E kanë menduar si pjesë nga ekipi i një programi të njohur me një kamerë të fshehtë.

Sot Maria ofron pije dhe koktej  në një kazino në Las Vegas, por gjithnjë e më shpesh kthehet drejt gazetarisë dhe me kënaqësi bën materiale për mediet bullgare. Një reportazh i tillë e takon gjatë muajit mars me bokserin e njohur bullgar Kubrat Pulev përpara ndeshjes së tij debutuese në Shtetet e Bashkuara me rumunin Bogdan Dinu.

Sipas fjalëve të Maries, në Nevada jetojnë bullgarë të shumtë.  Vetëm në Las Vegas ata janë midis 8 dhe 10 mijë. Përpara rreth 1 muaji bashkësia në shtet votoi për të:

Do të merrem me marrëdhëniet me publikun. Qëllimi ynë është që të takohemi gjithnjë e më shpesh të gjithë bullgarët dhe të festojmë festat kombëtare bashkërisht me shkollën bullgare “Vasill Levski”. Do të kërkojmë sponsorë seriozë, të cilët  të ndihmojnë që kjo të realizohet, dhe po kështu të përkrahim emigrantët bullgarë, të cilët janë në një fatkeqësi. Si për shembull një vajzë – Galina Killova, e cila që nga viti 2015 është në burgun e Las Vegasit “ – thotë Maria. Killova ka qenë në mënyrë ilegale në Shtetet e Bashkuara. Ajo bën katastrofë, në cilën vritet një njeri. Është e dënuar me 15 vjet burg. Ka probleme shëndetësore, por nuk ka të afërm, të cilët të kujdesen për të.

Në fund të takimit nxitoj ta pyes Marijen se çfarë mendon për fushatën e zhvilluar prej rreth 1 viti të Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit për kthimin e emigrantëve bullgarë në atdhe. A është kjo rruga e drejtë? Ose është më mirë që përpjekjet të drejtohen ndaj drejt atyre, të cilët akoma nuk kanë ikur nga vendi?

Thënë sinqerisht, nuk jam në dijeni të fushatës në fjalë, por bile do të më ishte interesante të kuptoja pak më shumë – thotë Maria. Mendoj se kjo është çështje e një zgjedhjeje personale – ku të jetosh dhe prej çfarë gjëje mund të privohesh. Bullgaria është një vend i veçantë  dhe nga pikëpamja historike ka  me çfarë të krenohemi. Por mjerisht, pjesa më e madhe e njerëzve zgjedhin të jetojnë jashtë për shkak të problemeve ekonomike. Që të mund të ndalojë ky proces, duhet të krijohen realisht vende më të shumta pune me një pagim në një nivel evropian, kështu qe njerëzit të mund të jetojnë normalisht. Në qoftë se ata kanë një standard normal të jetesës, pjesa më e madhe prej tyre do të mund të jetojnë normalisht dhe nuk do të kërkojnë rrugë të reja. Zemra ime po kështu është në Bullgari dhe mendoj se një ditë do të kthehem.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vesileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha Bullgare “Shën Mbreti Boris Pagëzori” në Berlin

Bullgarët në Berlin shënojnë festën e Shën Antonit të Madh me solemnitet të veçantë

Më 17 janar, Kisha jonë Ortodokse përkujton Shën Antoni i Madh - një mbrojtës i zellshëm i krishterimit. Në moshë të shtyrë, ai mori pjesë në luftën e kishës kundër herezisë ariane, duke hyrë në Aleksandri në mosmarrëveshje të hapur me heretikët dhe..

botuar më 25-01-17 6.15.PD

Janë duke u përgatitur standardet për cilësinë dhe vlerësimin e arsimit në kopshte dhe grupet e çerdheve

Tema e cilësisë në arsimin parashkollor dhe arsimin bazë është kyçe për Bullgarinë, por Ligji për arsimin parashkollor dhe arsimin bazë nuk ka një standard të zhvilluar të cilësisë. Krijimi i tij është detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe..

botuar më 25-01-16 7.30.PD
Akademia Bullgare e Shkencave

Shkencëtarët е Akademisë Bullgare të Shkencave mbështetën unitetin e Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës Bullgare

Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..

botuar më 25-01-14 11.06.PD