Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria ka kërkuar nga Parlamenti i ri Evropian rishqyrtim të “Pakos Mobilitet 1”

Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov
Foto: BGNES

Bullgaria ka kërkuar që në fund të korrikut të zhvillohet një takim me Presidencën e porsazgjedhur të Parlamentit Evropian dhe Komisioni i Transportit ngul këmbë për rishqyrtimin e “Pakos Mobilitet 1”, tha Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov. Kemi një konsensus të plotë në pozitën kombëtare mes qeverisë, eurodeputetëve dhe transportuesve për optimizimin e dosjeve të lidhura me “Pakon Mobilitet 1”, shënoi Ministri. Sipas Zheljazkovit ka nevojë për këtë, sepse aktualisht ka mungesë sigurimi institucional sa i përket zgjedhjes së Kryetarit të Komisionit Evropian, të Kryetarit të Parlamentit Evropian, të shefit të Komisionit të Transportit, si dhe të raportuesve mbi dy prej dosjeve kryesore në Komisionin e Transportit. Dy prej raportuesve të deritanishëm tashmë nuk janë eurodeputetë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti heq dorë nga makinat e Shërbimit Kombëtar të Sigurisë

Rumen Radev njoftoi se nga 20 tetori i këtij viti do të udhëtojë për punë me makinën e tij personale. "Kur të miratojnë një ligj që i detyron njerëzit të bëjnë punë shtetërore me makina personale, unë do të jem në solidaritet me ta", e justifikoi ai..

botuar më 25-10-16 2.38.MD
Presidenti sllovak Peter Pellegrini me Presidenten e RSM Gordana Siljanovska

Ambasadori i Sllovakisë thirret në Ministrinë e Jashtme për deklaratat e Presidentit sllovak në Shkup

Ambasadori sllovak Vasil Grivna u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme për deklaratat zyrtare të bëra nga Presidenti sllovak Peter Pellegrini gjatë vizitës së tij në Shkup më 14 tetor. Deklaratat kishin të bënin me vlerësime të papranueshme të bëra..

botuar më 25-10-16 12.25.MD

Forcat Ajrore Bullgare festojnë sot

Me rastin e festës së aviacionit dhe Forcave Ajrore Bullgare, sot, më 16 tetor, në orën 09:00, do të vendosen lule dhe kurora në Monumentin e Aviatorit, në Rrugicën e Aviatorit pranë Asamblesë Kombëtare në kryeqytet, njofton Ministria e Mbrojtjes...

botuar më 25-10-16 4.50.PD