Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev është duke bërë një vizitë zyrtare në Hungari me ftesë të homologut të tij Janosh Ader. Në një bisedë me përfaqësues të bashkësisë bullgare kreu i shtetit apeloi që ajo jo vetëm të mbrojë identitetin e saj, por edhe të konsolidojë lidhjet midis popujve të Bullgarisë dhe Hungarisë. Presidenti Radev përgëzoi iniciativën e bashkatdhetarëve për shpalljen e 19 tetorit Ditë të Miqësisë Bullgaro-Hungareze gjë që u përkrah nga autoritetet e të dy vendeve dhe nga viti 2016 është një simbol i marrëdhënieve miqësore midis të dy popujve.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..