Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në një rrugë turistike në Havanë u krijua një mur i simboleve bullgare

Foto: mfa.bg

Në lagjen e njohur për turistët Hajmanitas në kryeqytetin kuban Havanë u krijua një mur bullgar. Në të me një mozaik prej copëzave prej fajance u rikrijuan germa nga alfabeti cirilik, Tempulli Monument “Shën Aleksandër Nevski”, lejlekë me verore – si simbol i pranverës, trëndafili emblematik bullgar.  Mozaiku është vepër e piktorit të njohur kuban Hose Fuster, i cili i pasuroi simbolet bullgare me shenje kubane si palma mbretërore, krokodili, këndesi. Vetë krijuesi pranon, se ky mur është njohja e dashurisë ndaj një vendi, në të cilin nuk ka qenë kurrë. Muri u inaugurua nga Ambasada e Bullgarisë në Kubë me rastin e Ditës së Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe të Shkrimit Sllav - 24 maji.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në romanin e tij të ri, Peter Georgiev Ray zbulon të metat e brezit të ri

“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...

botuar më 25-10-13 8.00.MD

Dobriç mbledh filatelistë nga afër dhe larg

Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..

botuar më 25-10-12 8.05.PD

Një gërshet kulturash: Kur fjala shqipe flet edhe bullgarisht

Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..

botuar më 25-10-07 10.45.MD