Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KE i rekomandoi Bullgarisë që të krijojë strategji të vet për diversifikimin e furnizimeve të gazit

Foto: BGNES

Bullgaria duhet të hartojë një strategji të qëndrueshme për diversifikimin e furnizimeve të gazit. Në lidhje me këtë, Bullgaria duhet t'i parashikojë dhe projektet e nevojshme infrastrukturore. Kjo vihet në dukje në rekomandimet e sotme të Komisionit Evropian. Komisioni rekomandon që Bullgaria të paraqesë dhe të dhëna të hollësishme për strategjinë për furnizimet afatgjata  të materialeve bërthamore dhe të karburantit duke pasur parasysh rritjen e planifikuar të kapaciteteve të energjisë bërthamore në vend. Rekomandimet janë bërë në lidhje me një projektin e paraqitur nga Bullgaria të planit të integruar në fushën e energjetikës dhe të klimës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bullgar shprehu mbështetjen e Bullgarisë për integrimin evropian të Kosovës

Përpjekja e palëkundur e Republikës së Kosovës për formimin e institucioneve të qëndrueshme dhe për thellimin e bashkëpunimit rajonal është në interes si të vendeve të Evropës Juglindore, ashtu edhe të Bashkimit Evropian, dhe meriton vlerësim e..

botuar më 25-10-29 11.51.PD

Aplikimi i euros nga mesnata e Vitit të Ri i huton pronarët dhe shërbyesit e restoranteve

Restoratorët dhe hotelierët, të cilët do të presin klientë në natën e Vitit të Ri, paralajmërojnë se janë seriozisht të shqetësuar për mënyrën se si do të kryhen pagesat dhe raportimi i të ardhurave. Deri në orën 24:00 ata duhet të pranojnë pagesa..

botuar më 25-10-29 10.36.PD

BE pret nga Sofja një qëndrim urgjent pas sanksioneve të SHBA-së kundër “Lukoil”

Komisioni Evropian pret nga Bullgaria që të marrë sa më shpejt një qëndrim dhe të bëjë një vlerësim të pasojave të mundshme për rafinerinë e “Lukoil”-it në Burgas, pas vendosjes së sanksioneve amerikane ndaj kompanisë ruse. Këtë e bënë të ditur për..

botuar më 25-10-29 10.11.PD