Partia qeverisëse GERB është dakord me propozimin e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) për financim të hapur të partive. Këtë e njoftoi në Kuvendin Popullor lideri i lëvizjes Mustafa Karadajë pas takimit të dy forcave politike. Nga GERB-i kanë pohuar se subvencioni shtetëror prej 0,51 euro për votues nuk mund të financojë veprimtarinë e partive dhe fushatat e tyre zgjedhore. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë propozon që donacionet të mos jenë anonime, sepse kështu financimi i partive do të jetë transparent. Gjatë kësaj jave Parlamenti duhet të votojë propozimin e qeveritarëve për pakësimin e subvencioneve shtetërore – nga 5,62 euro deri më 0,51 euro për çdo një votë të fituar në zgjedhjet e fundit.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë ditës, do të jetë me vranësira dhe do të ketë shi nga perëndimi në lindje. Pas drekës, ato do të..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore dhe si portë për të gjitha mallrat dhe shërbimet që vijnë nga Azia drejt Evropës”, tha presidenti..
Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..