Policia ndaloi 55 kilogramë heroinë rreth qytetit Burgas. Droga është me vlerë midis 1 dhe 2 milionë euro, kurse në tregun e zi është mjaft më e shtrenjtë. Është arrestuar dhe një burrë 47 vjeç i cili ka transportuar 110 paketa me narkotik në minibus me një fund të dyfishtë. Kundër të arrestuarit janë ngritur dy akuza - për mbajtjen e narkotikëve dhe për drejtimin e makinës pas përdorimit të narkotikëve. Mbi 2 kilogramë heroinë ishin kapur dhe gjatë kontrollit të një autobusi në pikën e kalimit kufitar “Kapitan Andreevo”. Automjeti me targë turke ka udhëtuar nga Turqia përmes Bullgarisë për në Rumani me 31 udhëtarë. Narkotiku ishte vendosur në 6 kuti me llokum dhe ishte gjetur në bagazhin personal të një qytetari iranian.
Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..
Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të..
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros..