Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

I ftojmë kompanitë shtetërore kineze të investojnë tek ne

| rinovuar më 19-07-02 5.29.MD
Foto: BTA

Gjatë fjalimit të tij në Forumin ekonomik botëror në Dalian të Kinës presidenti bullgar Rumen Radev i ftoi përfaqësuesit e kompanive shtetërore kineze të investojnë në Bullgari. Bullgaria ka një vend të rëndësishëm strategjik dhe ky fakt nuk duhet nënvlerësuar. Ajo është një hallkë e rëndësishme e nimës “Një brez, një rrugë”, nënvizoi Radevi. Më vonë në takimin e tij me guvernatorin e provincës kineze Hebei presidenti Radev diskutoi projekte të ardhshme eventuale  me interes të ndërsjellë në infrastrukturën e transportit, energjetikë, prodhim të automjeteve, energjinë e gjelbër, bujqësi, teknologji.

Në Dalien Rumen Radev bisedoi me Klaus Schwab – themelues dhe president i Forumit ekonomik në Davos. Kreu i shtetit shprehu interesin e Bullgarisë që të vazhdojë të jetë pjesëmarrës aktiv në forumin botëror, ku formohen strategjitë për të ardhmen të ekonomisë dhe veprimtarisë sociale dhe ku ofrohen vizione dhe zgjidhe konkrete.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 tetorin

Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të ndryshueshme dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Moti mbetet me erë. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-09-30 7.30.MD

Një pjesë e bullgarëve në Liban u evakuuan me avionin qeveritar

Shteti ka nisur deportimin e bashkatdhetarëve tanë që shprehën dëshirën për t'u larguar nga Bejruti pas sulmeve të Izraelit në Liban. Një pjesë e bullgarëve në Liban tashmë janë evakuuar me Airbusin qeveritar, njoftoi gazetarja e BNR Mira..

botuar më 24-09-30 6.01.MD

Tre medalje ari dhe një argjendi për nxënësit bullgarë nga Olimpiada Ballkanike në Informatikë

Bullgaria fitoi tre medalje ari dhe një argjendi në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës, e cila u mbajt në Ohër. Medalje të artë kanë Daniell Kojnov nga Shkolla e Mesme e Profilizuar për Shkenca Natyrore dhe Matematikore "Nanço Popoviç" në Shumen,..

botuar më 24-09-30 3.18.MD