Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sergej Stanishev tërhoqi kandidaturën e tij për kryetar të Parlamentit Evropian

Sergej Stanishev
Foto: BGNES

Lideri i Partisë së Socialistëve Evropianë Sergej Stanishev u tërhoq nga gara për postin e kryetarit të Parlamentit Evropian. Pas përfundimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Bashkimit Evropian kryeministri Bojko Borisov shprehu kënaqësi për vendimet e arritura për shpërndarjen e posteve të larta në BE. Partia Popullore Evropiane do të vazhdojë të mbajë kryesinë e Komisionit Evropian, shtoi Borisovi. Sipas tij Kryetari i ri i Këshillit Evropian Sharl Mishel (Charles Michel) është “një mik shumë i mirë i Bullgarisë”. Me Ursula von der Leyen, e cila ishte propozuar për kryetaren e Komisionit Evropian, kryeministri  shpjegoi se mban kontakte të mira të drejtpërdrejta, kurse për Kristine Lagard (Christine Lagarde) ai mendon se është një profesioniste e shkëlqyer, e cila do të jetë e rëndësishme për procesin e aderimit të Bullgarisë në Eurozonë. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një bienale ndërkombëtare me akuarel mbledh artistë nga 7 vende në Sofje

Nga data 2 deri më 20 tetor, në galerinë "Nuanca" të Sofjes do të mbahet edicioni i tretë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit. Ekspozita do të prezantojë veprat e 14 artistëve nga 7 vende - Australia, Bullgaria, Italia, Moldavia, Rusia, Tajvani..

botuar më 24-10-02 6.25.PD

Parashikimi i motit për 2 tetorin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 12°, në Sofje 5°. Maksimumi do të jetë nga 19 deri në 24°, në kryeqytet do të jetë 21°. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore ka kushte për ngrica në mëngjes. Gjatë ditës do të..

botuar më 24-10-01 6.20.MD

Airbus-i qeveritar evakuoi 80 bullgarë të tjerë nga Bejruti

Grupi i dytë prej 80 bullgarësh që donin të largoheshin nga Libani fluturuan nga Bejruti për në Sofje me Airbusin qeveritar. Avioni pritet të zbresë në Sofje pas orës 19:00. 89 bashkatdhetarë tanët dhe anëtarë të familjeve të tyre janë transportuar..

botuar më 24-10-01 6.03.MD