Lehtësojmë kontrollin doganor për qytetarët nga BE-ja, tha ministri i punëve të brendshme Marin Marinov në lidhje me numrin e rritur të udhëtuesve gjatë sezonit të pushimeve dhe radhët e gjata në pikat e kalimit kufitar. Janë ndërmarrë të gjitha masat kundër vonimit të kontrollimeve, por kapaciteti i pikave të kalimit nuk u përgjigjet nevojave. Problemi mund të zgjidhet vetëm në bashkëpunim me vendet fqinje, tha Marinovi dhe dha shembull me Rumaninë dhe Greqinë. Në kufirin grek kontrollimet tashmë bëhen vetëm në një pikë dhe kështu trafiku është lehtësuar 50%, derisa në kufirin rumun, pavarësisht nga zgjerimi i infrastrukturës në pjesën bullgare trafiku vazhdon të jetë i rrënduar sepse infrastruktura në Rumani nuk është ndryshuar. Kulmi i lëvizjes nga Evropa për në Turqi zakonisht është në muajin korrik dhe presim rritje të trafikut rrugor, prandaj shtojmë numrin e policëve në autostrada, shpjegoi ministri
Mbi 20 artistë nga Bullgaria, Gjermania, Italia, Holanda, Franca dhe Republika Çeke do të marrin pjesë në edicionin e tretë të festivalit Sofia Experimental nga 5 deri më 9 nëntor. Në serinë e koncerteve, leksioneve, prezantimeve dhe punëtorive..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..