Në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës fillon samiti i Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, ku Bullgaria është përfaqësuar nga kryeministri Bojko Borisov dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva. “Procesi i bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL) u bë një instrument pragmatik për bashkëpunim, i cili inkurajon projekte konkrete, rritjen ekonomike, dhe qëndrueshmërinë e regjionit" - tha Zaharieva në samitin e ministrave të jashtëm të Procesit. Ajo nënvizoi se Bullgaria është gati të përkrahë vendet e Ballkanit Perëndimor me përvojën e vet administrativen në përdorimin e fondeve evropiane.
“Kjo se dy nga shtetet nuk janë këtu – Shqipëria dhe Kosova, është një shenjë e keqe. Pesë vende nga Bashkimi Evropian nuk e njohin Kosovën, 23 shtete të tjera evropiane e njohin dhe mendoj se tashmë e kemi formulën sipas së cilës Kosova mund të marrë pjesë në forume të ndryshme ndërkombëtare, bashkë me shtete, të cilat nuk e njohin pavarësinë e saj”, shtoi Zaharieva.
Pas takimit të ministrave të jashtëm do të zhvillohet dhe forumi i krerëve shtetërorë dhe kryeministrave të PBEJL-së.Partnerët e koalicionit u mblodhën herët në mëngjes në një mbledhje në Kuvendin Popullor për të diskutuar një riformatim të mundshëm të qeverisë. Për një ndryshim të tillë foli javën e kaluar lideri i GERB-it, Bojko Borisov, pas partia zuri vendin e..
Gjatë muajit shtator, Bullgaria është përmendur shtatë herë si vend i lidhur me produkte ushqimore të rrezikshme, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian për Paralajmërim të Shpejtë për Ushqime dhe Foragjere, raportoi gazetarja e BNR-së, Veselina..
Nuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..