Vetoja e presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet në modelin e financimit të partive, e vuri forcat parlamentare para provës të ripohojnë ose të mbrapsin nga pozitat e deritanishme mbi këtë çështje. Që para se të hyjë debati i vetos presidenciale në rendin e ditës së parlamentit është e qartë, se kësaj here nuk do të ketë të abstenuar.
Në motivet e vetos presidenti nuk diskuton uljen drastike të subvencionimit shtetëror për partitë nga 11 në 1 levë, por leja që persona juridikë dhe tregtar me vete të financojnë partitë. Sipas kreut të shtetit një financim i tillë i bënë formacionet politike të varura, krijon premisa për korrupsion dhe ndërron modelin kushtetues pa amendamente në vet Kushtetutë. Nga partia në pushtet GERB shpallën, se deputetët e saj do të votojnë kundër vetos. Lëvizja për të Drejta dhe Liri diskutoi arsyetimet e presidentit me argumentin, se modeli i ri për financim në fakt vepronte deri në vitin 2005 pa të ishte caktuar si antikushtetues. Nga Lëvizja shtuan, se kreu i shtetit e ka të drejtën të shprehë qëndrimin e vet mbi këtë çështje. Edhe lideri i Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë Valeri Simeonov u shpreh se partia e tij është kundër vetos. Krahas kësaj ai nuk pranon thënien e presidentit, se financimi i partive nga persona juridikë do t’i bëj ato të varura.
Nga partia VMROshpallën, se do të përkrahin veton e presidentit, por shprehën keqardhje, se ai nuk diskutoi edhe uljen drastike të subvencionimeve shtetërore nga 11 në 1 levë për votë të fituar në zgjedhjet parlamentare. Sipas VMRO-së kjo vjen të tregojë një dëshirë që sistemi politik i vendit të bëhet të paparashikueshëm.
Partia Socialiste Bullgare do të përkrahë veton e presidentit. Deklaratat paraprake politike mbi temën vizatojnë një tablo e pazakonshme. Në fillim të korrikut për ndryshimet votuan vetëm deputetët e partive GERB, Lëvizjes për të Drejta dhe Liri, Ataka dhe Volja. Partia Socialiste Bullgare votoi kundër, Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë dhe VMRO u abstenuan. Dy javë më vonë bëhet e qartë, se përsa i përket vetos presidenciale të abstenuar nuk do të ketë dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë do të votojë kundër vetos, ndërsa VMRO-ja – për veton. Në sfondin e mosmarrëveshjeve në Koalicionin e Patriotëve të Bashkuar, në të cilin ato dy forca janë partnere bashkë me Partinë Ataka, ky votim i kundërt është i pazakontë.
Në prag të pushimeve verore mosmarrëveshjet midis forcave politike mbi veton presidenciale mezi do të ngjallin tension. Mirëpo, gjysmën e dytë të shtatorit tendosja do të dalë në pah kur do të fillojë stina e re politike me fushatën për zgjedhjet për pushtet lokal.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Pasi për të njëmbëdhjetën herë ia dolën të zgjedhin kryetaren e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor në personin e Natalija Kisellovës, të propozuar nga “BSP – E majta e Bashkuar”, deputetët votuan për zgjedhjen e nënkryetarëve të..