Kryeministri Bojko Borisov ngul këmbë, që tetë gjuajtësit e rinj F-16 për Ushtrinë Bullgare të paguhen menjëherë. Ai e tha këtë para ambasadorëve dhe përfaqësuesve bullgarë jashtë shtetit dhe shtoi, se ata aeroplanë janë më të mirët të cilët Bullgaria mund t’i lejojë vetes në momentin e tanishëm. Për kontratën është e domosdoshme që buxheti të aktualizohet dhe të shtohet deficiti deri në 1.2 miliard euro. Stërvitja e pilotëve bullgarë për punë me gjuajtësit do të fillojë para furnizimit të tyre dhe do të vazhdojë brenda periudhës 30 vjeçare të zgjatjes së afatit të kontratës me ShBA-në. Këtë e tha para komisionit parlamentar të mbrojtjes ministri i ekonomisë Emill Karanikollov.
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
Më shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga..
Më 6 nëntor, në Ekspozitën Arkeologjike të Muzeut Rajonal Historik – Burgas, hapet një ekspozitë në kuadër të 50-vjetorit të studimit arkeologjik të një varri të pasur të një aristokrateje në nekropolin e Anhiallos. Ekspozita mban titullin: “Kujtimet..
Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë,..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në..