Në kryeqytetin e lashtë bullgar Veliko Tërnovo u mblodhën përfaqësues nga 4 kontinentet, të bashkuar nga dëshira të mësojnë gjuhën bullgare, traditat, historinë dhe të tanishmen tonë. Klasat mbahen brenda Seminarit të 42-të Ndërkombëtar në gjuhën dhe letërsinë bullgare, organizuar nga Universiteti i Veliko Tërnovos “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”, Ministria e Arsimit dhe Bashkia Veliko Tërnovo. Forumi u hap më 15 korrik dhe do të zgjasë deri më 4 gusht.
“Atmosfera është shumë e këndshme, edhe koha u rregullua! Seminaristët ndihen shumë mirë. Shikoj pjesëmarrës të rinj e jo dhe kaq të rinj por me një frymë rinore, të buzëqeshur dhe të entuziazmuar”, ndau përshtypjet e tij nga ditët e para të seminarit drejtori i tij profesori Hristo Bonxhollov dhe shtoi:
“Sivjet u regjistruan 110 pjesëmarrës. Aktualisht grupi është prej 100 vetave prej 36 shteteve. Akoma pjesëmarrës të tjerë presim gjatë javës së dytë. Tradicionalisht më shumë janë seminaristët nga Gjermania, Rusia, Polonia, Serbia. Sivjet ka dhe shumë pjesëmarrës nga Kina. Për herë të parë janë prezantuar dhe Azerbajxhani dhe Vietnami.”
Mes seminaristëve ka dhe studentë nga gjuhët sllave, pensionistë, muzikantë, mësues, avokatë, përkthyes dhe bile një specialist në fushën e energjetikës bërthamore, i cili ka mbërritur nga Britania e Madhe. Disa prej tyre janë me prejardhje bullgare, kurse të tjerë nga martesa të përziera, të tretë duan të njohin një kulturë tjetër dhe të ndryshme nga kultura e tyre. Dhe me qenë se spektri i pjesëmarrësve është jashtëzakonisht i gjerë, për mësimet në gjuhën bullgare ata ndahen në grupe sipas nivelit të tyre, sqaron profesori Bonxhollov:
“Fillojmë nga A0, po të mund të themi kështu, dhe përfundojmë deri më C2. Kjo do të thotë që nga njerëzit të cilët nuk e dinë alfabetin dhe vijnë nga shtete, në të cilat alfabeti cirilik është i panjohur, deri tek përkthyes nga vende në Bashkimin Evropian. Me fjalë të tjera arsimi gjuhësor ndjek kornizën evropiane A1,A2, B1..., por ka dhe njerëz, të cilët me të vërtetë nuk kanë asnjë ide se cili është alfabeti cirilik”.
Organizatorët sipas traditës kanë bërë përpjepje për komfortin e plotë të seminaristëve me një program jashtëzakonisht të ngjeshur, i cili u lejon të zhyten në të kaluarën dhe në ditët e sotme të Bullgarisë. Përveç mësimeve në gjuhë i presin dhe seminare të specializuara:
“U propozojmë lëndë më tradicionale - histori, kulturë dhe art të Bullgarisë. Ato krahas folklorit bullgar dhe etnografisë marrin pjesë përherë në programin tonë. Në seminar detyrimisht figurojnë gjuha moderne bullgare, letërsia bullgare, kinemaja moderne bullgare. Sivjet kemi shtuar lëndën “Turizëm, shumëgjuhësi dhe përkthim” me një nga pedagoget tona me përvojë më të madhe - prof. dr. Ljudmilla Ivanova. Kështu që, mundohemi të ruajmë një nivel tradicional, por dhe të mund të ketë dhe një larmi”.
Janë parashikuar mbrëmje tematike - të letërsisë bullgare, të zanateve, të kuzhinës bullgare. Përveç kryeqytetit të lashtë Veliko Tërnovo, pjesëmarrësit do të shikojnë dhe perlat e arkitekturës sonë rilindëse, si qytetet Zheravna dhe Arbanasi.
Për ata të cilët do të donin të përfshihen në edicionet e tjera të seminarit, profesori Hristo Bonxhollov sqaron:
“Tri janë programet në të cilat mund të marrin pjesë seminaristët. Njëri është përmes Ministrisë së Arsimit. Bëhet fjalë për marrëveshje me vende me të cilat zhvillohet një këmbim ndërshtetëror i atyre të cilët mësojnë gjuhën bullgare dhe i studentëve tanë, të cilët mësojnë gjuhën e shteteve të tjera. Për këtë kategori Universiteti i Veliko Tërnovës dhe Universiteti i Sofjes marrin porosi shtetërore. Kategoria e dytë janë miq të universitetit sipas marrëveshjeve ndërkombëtare. Kategoria e tretë janë njerëz të cilët vet e financojnë mësimin e gjuhës bullgare në seminarin ndërkombëtar veror. Informacioni i domosdoshëm është i pranishëm në sajtin e universitetit. Aty ka dhe formularë, të cilët mund t'i plotësojnë ata të cilët dëshirojnë të përfshihen në programet të cilat janë dy javore dhe tre javore. Taksa i mbulon të gjitha-ekskursionet, programin kulturor dhe katër ditët e fundit me të cilat e përfundojmë seminarin, duke shkuar në det, në vendpushimin detar Allbena”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..