Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zhivko Petrov me albumin e vet të dytë “TEN”

Foto: www.jivkopetrov.com

Melodik, fin, i qetë, romantik – këto janë disa nga fjalët, të cilët përshkruajnë albumin e dytë solo të pianistit të muzikës xhaz Zhivko Petrov. Më shumë se 20 vjet me radhë ai është ndër muzikantët prijës bullgarë me ndjeshmëri të nënvizuar artistike. Kompozitor, interpretues, orkestrues, Zhivko Petrov gjithmonë arrin të tërheqë vëmendjen e dëgjuesit. Dhe këtë e bën në mënyrë të lehtë dhe të butë, vetëm me pianon. Pianisti punon me disa nga këngëtarët më të mirë të muzikës pop dhe xhaz – Lili Ivanova, Bellosllava, Hilda Kazasjan, Orlin Pavllov etj. Por gjithmonë gjen kohë dhe vend për muzikën e vet. Talenti i tij i kompozitorit është i padiskutueshëm – këtë e tregon dhe projekti i tij i ri me titull “TEN” (Dhjetë).

Albumi im i parë solo After 4“ /Pas 4/ është përkulja ime para mjeshtërve të mëdhenj klasikë – tregon Zhivko Petrov. Në “TEN” prezantoj dhjetë histori personale , të përjetuara prej meje gjatë vitit të fundit. Ndiej se në këtë album jam vetvetja 100%. Muzika ime këtu është “në udhëkryq” mes xhazit dhe muzikës pop, dy pjesët e fundit janë krejtësisht klasike. Më pëlqen të luaj me muzikën, me melodinë. Kjo është kryesorja në filozofinë time. “After 4” ka më shumë tingëllim klasik dhe përfundon me pak xhaz, çdo një pjesë e ka dinamikën dhe zhvillimin e vet. Kurse në albumin e ri “TEN” është ndryshe. Në të mbyll një rreth – këtu muzika është më e qetë dhe dëgjohet si një vepër të tërë. Nëntitulli është The silence in between… – e kam parasysh qetësinë mes toneve, mes muzikës, e cila është me prioritet në këtë album. Muzikanti, i cili mund t’i kapë qetësinë mes toneve – kjo është lumturia e plotë.

Në këtë album Zhivko Petrov ka punuar me njerëz të ndryshëm për ta arrijë këtë që e ka dëshiruar. Ndër ta janë Hristo Karagjozov – tingull, Stracimir Dimitrov – master, Tina Hallkova – fotografi dhe shumë miq të tjerë, të cilët i kanë ndihmuar Zhivko Petrovin në punën e tij mbi albumin „TEN“.



Pak pas lëshimit të tij në treg pianisti e ka prezantuar para pak adhuruesve dhe miqve të vet. Premiera zyrtare është më 30 gusht në Festat e Arteve “Apolonia” në qytetin detar Sozopoll. Pas kësaj Zhivko Petrov planifikon koncerte në më shumë se 10 qytete. Koncerti i fundit do të jetë ai në Sofje më 18 dhjetor në kinemanë “Lumiere”


Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Përshëndetje" - diçka e re nga Mary Boys Band

Gjashtë vjet pasi në tregun muzikor doli albumi i fundit i Mary Boys Band “Ditë të lumtura”, grupi thotë “Përshëndetje”, duke u rikthyer me një këngë të re me të njëjtin emër.  Gjatë kësaj periudhe, vetë Maria - Maria Mutafçieva - realizoi albumin e..

botuar më 24-05-31 6.15.PD

Shpallen fituesit e konkursit të Radios Kombëtare Bullgare për Këngën e Re Bullgare "Pranvera"

Konkursi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për Këngën e Re Bullgare "Pranvera" u mbajt për të 55-tën herë. Që nga fillimi i tij në vitin 1970, ky forum muzikor stimulon vazhdimisht autorët dhe interpretuesit vendas për të krijuar muzikë të re. Çmimet..

botuar më 24-05-30 6.15.PD

“Universi” – takon edhe një herë botët muzikore të Mihaella Marinovës dhe Ljubo Kirovit

Dy emra yjesh nga dy breza të muzikës bullgare - Ljubo Kirov dhe Mihaella Marinova - po takohen sërish. Së bashku i dëgjuam për herë të parë në vitin 2020 në versione duete në këngën tashmë hit të Ljubo Kirovit "Mundem". Ishte një sukses i tillë..

botuar më 24-05-29 6.35.PD