17 vjeçarja Selin Ali është kampionia jonë botërore e qitjes së gjahut në disiplinën “Tramp” për vajzat. Ajo ka lindur në qytetin Ajtos, Bullgari Juglindore, në një familje gjahtarësh. Është marrë me sporte të ndryshme dhe ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme.
Biseduam me të pasi u kthye nga garat në Itali dhe Gjermani. “Si arrihet një sukses kaq i madh?” ishte pyetja jonë e parë ndaj sportistes së re:
“Arritjet e mia atje janë rezultate, të cilat i shënoj vazhdimisht duke u stërvitur. Në garat është më vështirë për shkak të tensionit të madh, ka shumë emocione, të cilat mund të krijojnë probleme. Krenohem shumë për rezultatet e arritura në një garë kaq të madhe. Krenohem se arrita t’i përballoj të gjitha këto emocione dhe ndjenja pikërisht në këtë skenë të madhe botërore.”
Pasi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror në Lonato del Garda (Itali), Selin Ali vazhdon të garojë, këtë herë në çiftin e përzier bashkë me Ivan Georgievin. Ja se çfarë tjetër na tregoi ajo:
“Kjo nuk ishte gara jonë e pare me Ivan Georgievin. Para kësaj kemi marrë pjesë si çift i përzier në dy – tri gara, kështu qe jemi mësuar të garojmë së bahsku. Përjetimi ishte shumë i këndshëm. Deri në serinë e fundit nuk dihej nëse do t’i arrinim finalet dhe nëse do të konkurronim për medalje. Por ndodhi kështu se seria jonë e fundit ishte vendimtare. Atje ishim më të mirë dhe u klasifikuam për finalet, ku bashkë me spanjollët konkurronim për medaljen e artë. E fituam me një përparësi të madhe para qitësve spanjollë”.
Disa ditë pas medaljes së artë dhe asaj të bronztë në Itali Selin vazhdoi me fitoret edhe në Kampionatin Botëror për të reja në qytetin gjerman Suhl. Atje ajo fitoi medalje të argjendtë.
Si u zbulua talenti i saj – na shpjegon Nijazi Mehmed, i cili është i ati dhe trajneri personal i sportistes:
Ky moment ishte vendimtar për Selinin dhe të atin. Pas kësaj vajza vazhdoi të merret me qitje dhe së shpejti arri deri tek garat e para.
“Ishte 12 vjeçe, kur e mori në duar pushkën e parë – na tregon babai i Selinit. – Kur ishte në moshën 14 vjeç morëm pjesë në Kampionatin Botëror dhe në disa gara ndërkombëtare, pas së cilës ajo u bë “Mjeshtre e Sportit”, gjë që ishte precedent në Bullgari – Deri atëherë askush nga vajzat dhe gratë nuk e kishte arritur këtë sukses. Në moshën 15 ishte e pesta në Evropë, në moshën 16 vjeç – e teta në botë në disiplinën individuale për vajzat. Vazhduam me këmbëngulje edhe këtë vit dhe erdhën rezultatet e mira.”
Qitja nuk është si sportet e tjera. Çdo një plumb pushke kushton para. Për një stërvitje ka nevojë për të paktën 150-200 qitje. Ndërsa para garave ky numër rritet. Që të bëhesh i mirë duhet të stërvitesh shumë dhe kjo do të thotë shumë shpenzime. Selini dhe babai i saj përpiqen t’i shfrytëzojnë maksimalisht resurset dhe stërviten të paktën tri herë në javë.
Çfarë e pret Selini këtej e tutje?
“Pjesëmarrje në garat e ardhshme për femrat, jo për të rejat, dhe eventualisht kuotë për lojërat olimpike në Tokio vitin tjetër. Në qoftë se nuk i realizojmë do t’i vazhdojmë me përpjekjet tona për të arritur kuotë për pjesëmarrje në lojërat e ardhshme olimpike. E dini, se pavarësisht në sa kampionate ndërkombëtare kemi marrë pjesë, lojërat olimpike mbeten më të rëndësishmet” – thotë Nijazi Mehmed. Ai e motivon shumë Selinin, në jetë dhe në sport, si baba dhe trajner personal:
“Ai është njeriu, i cili më motivon të vazhdoj përpara. Desha që ai të krenohet me mua. Akoma më tepër se unë kam talent dhe mund të arrij suksese edhe në të ardhmen. Ne kemi një lidhje shumë të fortë si baba dhe vajzë dhe kjo lidhje është shumë vështirë të prishet. Ne jemi shumë të afërt dhe kjo me ndihmën e qitjes. Kështu qe nuk mund të dorëzohem” – tha me bindjegaruesja17 vjeçare e qitjes së gjahut Selin Ali.
Foto: btvnovinite.bg, gramofona.com, arkiv personal
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore -..