17 vjeçarja Selin Ali është kampionia jonë botërore e qitjes së gjahut në disiplinën “Tramp” për vajzat. Ajo ka lindur në qytetin Ajtos, Bullgari Juglindore, në një familje gjahtarësh. Është marrë me sporte të ndryshme dhe ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme.
Biseduam me të pasi u kthye nga garat në Itali dhe Gjermani. “Si arrihet një sukses kaq i madh?” ishte pyetja jonë e parë ndaj sportistes së re:
 “Arritjet e mia atje janë  rezultate, të cilat i shënoj vazhdimisht duke u stërvitur. Në garat është më  vështirë për shkak të tensionit të madh, ka shumë emocione, të cilat mund të  krijojnë probleme. Krenohem shumë për rezultatet e arritura në një garë kaq të  madhe. Krenohem se arrita t’i përballoj të gjitha këto emocione dhe ndjenja  pikërisht në këtë skenë të madhe botërore.”
“Arritjet e mia atje janë  rezultate, të cilat i shënoj vazhdimisht duke u stërvitur. Në garat është më  vështirë për shkak të tensionit të madh, ka shumë emocione, të cilat mund të  krijojnë probleme. Krenohem shumë për rezultatet e arritura në një garë kaq të  madhe. Krenohem se arrita t’i përballoj të gjitha këto emocione dhe ndjenja  pikërisht në këtë skenë të madhe botërore.”
Pasi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror në Lonato del Garda (Itali), Selin Ali vazhdon të garojë, këtë herë në çiftin e përzier bashkë me Ivan Georgievin. Ja se çfarë tjetër na tregoi ajo:
“Kjo nuk ishte gara jonë e pare me Ivan Georgievin. Para kësaj kemi marrë pjesë si çift i përzier në dy – tri gara, kështu qe jemi mësuar të garojmë së bahsku. Përjetimi ishte shumë i këndshëm. Deri në serinë e fundit nuk dihej nëse do t’i arrinim finalet dhe nëse do të konkurronim për medalje. Por ndodhi kështu se seria jonë e fundit ishte vendimtare. Atje ishim më të mirë dhe u klasifikuam për finalet, ku bashkë me spanjollët konkurronim për medaljen e artë. E fituam me një përparësi të madhe para qitësve spanjollë”.
Disa ditë pas medaljes së artë dhe asaj të bronztë në Itali Selin vazhdoi me fitoret edhe në Kampionatin Botëror për të reja në qytetin gjerman Suhl. Atje ajo fitoi medalje të argjendtë.
Si u zbulua talenti i saj – na shpjegon Nijazi Mehmed, i cili është i ati  dhe trajneri personal i sportistes: 


Ky moment ishte vendimtar për Selinin dhe të atin. Pas kësaj vajza vazhdoi të merret me qitje dhe së shpejti arri deri tek garat e para.
“Ishte 12 vjeçe, kur e mori në duar pushkën e parë – na tregon babai i Selinit. – Kur ishte në moshën 14 vjeç morëm pjesë në Kampionatin Botëror dhe në disa gara ndërkombëtare, pas së cilës ajo u bë “Mjeshtre e Sportit”, gjë që ishte precedent në Bullgari – Deri atëherë askush nga vajzat dhe gratë nuk e kishte arritur këtë sukses. Në moshën 15 ishte e pesta në Evropë, në moshën 16 vjeç – e teta në botë në disiplinën individuale për vajzat. Vazhduam me këmbëngulje edhe këtë vit dhe erdhën rezultatet e mira.”

 Qitja nuk është si sportet e tjera. Çdo një plumb pushke kushton para. Për  një stërvitje ka nevojë për të paktën 150-200 qitje. Ndërsa para garave ky  numër rritet. Që të bëhesh i mirë duhet të stërvitesh shumë dhe kjo do të thotë  shumë shpenzime. Selini dhe babai i saj përpiqen t’i shfrytëzojnë maksimalisht  resurset dhe stërviten të paktën tri herë në javë.
Qitja nuk është si sportet e tjera. Çdo një plumb pushke kushton para. Për  një stërvitje ka nevojë për të paktën 150-200 qitje. Ndërsa para garave ky  numër rritet. Që të bëhesh i mirë duhet të stërvitesh shumë dhe kjo do të thotë  shumë shpenzime. Selini dhe babai i saj përpiqen t’i shfrytëzojnë maksimalisht  resurset dhe stërviten të paktën tri herë në javë.
Çfarë e pret Selini këtej e tutje?
“Pjesëmarrje në garat e ardhshme për femrat, jo për të rejat, dhe eventualisht kuotë për lojërat olimpike në Tokio vitin tjetër. Në qoftë se nuk i realizojmë do t’i vazhdojmë me përpjekjet tona për të arritur kuotë për pjesëmarrje në lojërat e ardhshme olimpike. E dini, se pavarësisht në sa kampionate ndërkombëtare kemi marrë pjesë, lojërat olimpike mbeten më të rëndësishmet” – thotë Nijazi Mehmed. Ai e motivon shumë Selinin, në jetë dhe në sport, si baba dhe trajner personal:
“Ai është njeriu, i cili më motivon të vazhdoj përpara. Desha që ai të krenohet me mua. Akoma më tepër se unë kam talent dhe mund të arrij suksese edhe në të ardhmen. Ne kemi një lidhje shumë të fortë si baba dhe vajzë dhe kjo lidhje është shumë vështirë të prishet. Ne jemi shumë të afërt dhe kjo me ndihmën e qitjes. Kështu qe nuk mund të dorëzohem” – tha me bindjegaruesja17 vjeçare e qitjes së gjahut Selin Ali.
Foto: btvnovinite.bg, gramofona.com, arkiv personal
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kombëtarja e volejbollit të Bullgarisë siguroi vendin e parë në grupin E të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi fitoi edhe ndeshjen e tretë të fazës së grupeve. Në Manilë, bullgarët të drejtuar nga trajneri italian Gianlorenzo..
Nënkampioni ynë 18-vjeçar në Formula 3 për sezonin 2025, Nikolla Collov, do të garojë vitin e ardhshëm në Formula 2 me ekipin me të cilin arriti sukseset më të mëdha – Campos Racing. Në vitin 2022, Nikolla fitoi titullin në Formula 4 spanjolle me..
Volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar luajtën një tjetër ndeshje interesante nga Grupi E në Kampionatin Botëror në Filipine. Djemtë e Gianlorenzo Blenginit mposhtën ekipin e fortë të Sllovenisë, i cili është nr. 6 në renditjen botërore, me 3:2..
 Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Vranësira të dendura me shi
								Vranësira të dendura me shi Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Reshje
								Reshje Reshje
								ReshjeBullgaria ka tashmë kampionin e saj të ri evropian. Presijan Genov ndoqi gjurmët e emrave të mëdhenj të historisë së boksit bullgar, duke pushtuar..
