Presidenti Rumen Radev thërriti një mbledhje për murtajën afrikane të derrave. Ai kërkoi që shteti të tregojë nëse është i aftë për ta përballuar epideminë, sepse ajo i përket jo vetëm blegtorisë por të gjithë bullgarëve, të cilët merren me rritje kafshësh. Presidenti Radev shtoi se problemi mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet bashkimit të përpjekjeve të institucioneve, autoriteteve vendore, biznesit dhe të gjithë shtetasve, të cilët kanë nevojë për një fushatë të gjerë informative për rrezikun e sëmundjes. Ministrja e Bujqësisë Desisllava Taneva raportoi se masat që aplikohen nga Bullgaria janë në përputhje me strategjinë e BE-së për luftimin e murtajës afrikane të miratuar gjatë vitit 2015.
Me ftesë të anëtarit-korrespondent të Komitetit Papnor për Shkencat Historike, Prof. i Asoc. Dr. Kirill Kartallov, më 12 nëntor në orën 17:30, Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, do të mbajë një leksion në Sallën "Marin..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në ultësira dhe lugina do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës , vranësirat në shumë pjesë të..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov. "Para së gjithash është siguria e furnizimeve me çmime të..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të..
Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë..
Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re..