Sulmi i hakerëve kundër Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave është provë për t’u rrëzuar qeveria, tha Ministri i Financave Vlladisllav Goranov. Ai mendon se vjedhja e të dhënave është vepër e disa njerëzve, të cilët nuk mund ta rrëzojnë qeverinë në mënyrë demokratike. Goranov deklaroi se nuk do ta ndërrojë udhëheqësen e Agjencisë së të Ardhurave Galja Dimitrova, sepse gjatë disa viteve të fundit ajo e ka përmirësuar grumbullimin e të ardhurave me 50 për qind. Destabilizimi i gjendjes politike dhe i qeverisë, nxitje trazirash dhe shqetësimesh ndër popullsi. Ky ka qenë qëllimi kryesor i sulmit të hakerëve kundër Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, tha prokurorja në proces Evgenia Stankova Të dhënat e vjedhura personale të tatimpaguesve të veçantë bullgarë u janë dhënë nga hakerët mediave në Bullgari dhe jashtë, vuri në dukje akuzuesja.
Metapneumovirusi nuk është i ri dhe nuk shkakton sëmundje të rënda. Tashmë ka një ulje të sëmundshmërisë në Kinë dhe nuk ka vdekje, tha për bTV, kryeinspektori sanitar shtetëror Angell Kunçev. “Unë e kuptoj ndjeshmërinë e shoqërisë ndaj kombinimit të..
Është nënshkruar një protokoll për bashkëpunim dhe shkëmbim ndërmjet Ministrive të Arsimit dhe Shkencës në Bullgari dhe Ukrainë për 4 vite akademike deri në vitin 2028 në modalitetin e videokonferencës. Ministrat Galin Cokov dhe Oksen Lisovij me nënshkrimet..
Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Vranësira të konsiderueshme do të ketë në ekstremin juglindor por më vonë do të zvogëlohen. Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga minus 1° deri në..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..