Një nga seria e degëve të reja të ofruara nga Universiteti Teknik është inxhinieria hapësinore. Dega është në anglisht dhe u krijua vitin e kaluar, kur u regjistruan 16 studentë. Gjatë dy viteve të para, studiohen disiplinat themelore të inxhinierisë, pas të cilave kalohet në ato të specializuara. Aktualisht, 11 nga një total prej 992 studentësh të huaj janë në vitin e dytë të kësaj dege, dhe 5 janë bullgarë.
Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, Prof. Ivan Krallov, Zëvendës Rektor për Çështjet Akademike të Universitetit Teknik, specifikoi se dega ofron mundësi për zhvillim të ardhshëm profesional dhe kushte të mira për të rinjtë, duke shtuar se kërkesa për specialistë të tillë do të rritet jashtëzakonisht shumë në të ardhmen e afërt.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Universiteti Teknik
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të..
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për..