Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria Verilindore është rajoni me prodhim më të madh të mjaltit në vend

Foto: BGNES

Bullgaria Verilindore është kryesisht e rrafshët dhe pjesa më e madhe prej tokës përdoret për qëllime bujqësore. Në lindje të saj ndodhet Deti i Zi, në veri – lumi Danub, në jug – pjesa lindore e malit Stara Pllanina. Rajoni është i njohur me prodhimtarinë e lartë të mjaltit për shkak të bimësisë së pasur të lulëzueshme, e cila i tërheq bletët. Sipas bletarëve në këtë rajon llojet e mjaltit që mund të prodhohet janë të shumta dhe më e përshtatshme dhe efektive këtu është e ashtuquajtura “bletari e lëvizshme”. D.m.th. varësisht nga lulëzimi i bimëve vendi i koshereve dhe familjeve të bletave ndryshohet çdo 2-3 javë. Milen Minçev nga qyteti Provadija është bletar tashmë 20 vjet. Për të sezoni i mjaltit fillon me kolzën, e cila lulëzon nga fundi i prillit deri në mes të majit dhe përfundon me prodhimin e mjaltit prej bimëve mjekësore.

Ai është më i dobishëm për zemrën, i njohur me veprimin e tij kundër kancerit. – shpjegon Milen Minçev dhe shton. – Mjalti prej akacieje është mbreti ose “ari i bardhë” i mjaltit – krenaria e secilit bletar. Në rajonin tonë akacia lulëzon nga mesi deri në fund të majit, rreth 15 ditë. Lulet e akacies kanë nevojë për temperaturë të përhershëm, detyrimisht pa shi. Temperatura e natës duhet të jetë 16 gradë dhe ajo e ditës – 25-26 gradë. Këto janë kushtet e domosdoshme që të mund petlat ta prodhojnë nektarin. Kur bie shi petlat e akacies, të cilat janë shumë fine kalben. Për këtë arsye mjalti i akacies është më i shtrenjti. Ai është më “i lehti”, e quaj “femëror”, sepse është me aromë fare delikate. Ky lloj mjalti është më i përshtatshëm për të sëmurët me diabet. Njerëzit me probleme të tilla lirisht mund ta konsumojnë, sepse në të më shumë është fruktoza, apo sheqeri i frutave”.

Pas tij vjen radha e mjaltit të drizës (Paliurus spina-christi). Emri latin i kësaj bime do të thotë “gjemba e Krishtit” e ndoshta kjo është lidhur me legjendën se pikërisht prej saj është bërë kurora me gjemba e Jezu Krishtit. Kjo është një shkurre, e cila takohet në shpatet shkëmbore ose në livadhet pyjore me tokë gëlqerore. Bletat mbledhin nektarin e petlave të këtyre bimëve gjithashtu 15-20 ditë.

“Mjalti i drizës është shumë specifik, me shije të jashtëzakonshme – shpjegoi bletari. Ai është i përshtatshëm për kollë, bronkit dhe astmë. Pas përfundimit të lulëzimit të drizës vjen radha e blirit. Mjalti i blirit është me aromë më të pasur, është më “i rëndë” dhe prandaj jo të gjithë njerëzit e pëlqejnë. Të tjerët e preferojnë. Ai gjithashtu përdoret për kollë”.

Bashkë me blirin lulëzon dhe livanda. Atje, ku arat me livandë janë me sipërfaqe 1000 – 1200 dynymë mjalti i livandës është pa përzierje prej bimëve të tjera.

Krahas të gjitha vetive të dobishme, mjalti i livandës ndihmon procesin e shërimit pas infarktit – shpjegoi Milen Minçev. Duke e përzier atë me pak kanellë, apo kurkuma, ai fiton efekte të dobishme për trupin. Gjithashtu ka efekt qetësues dhe gjumësjellës.

Mjalti i lulediellit është i përshtatshëm për pastrimin e trupit

“Ky lloj mjalti është më i ëmbël në krahasim me të tjerët”  – vazhdon bletari. “Unë e pëlqej shumë, pavarësisht se shumë njerëz e nënvlerësojnë. Sezoni i mjaltit përfundon me “buqetin” prej barnave të ndryshme mjekësore. Për këtë mjaltë bletët mbledhin nektarin e më shumë se 10 bimëve të ndryshme. Ndër tyre është gjembi i gomarit, gjembi i bardhë etj. Ai është plot me vitamina dhe minerale dhe është i përshtatshëm për shumë sëmundje”.

Të gjitha këto llojet e përshkruara të mjaltit mund të prodhohen për një stinë, vetëm me anë të bletarisë së lëvizshme. Ajo kërkon shumë punë dhe përpjekje, por rezultati ia vlen, është kategorik Milen Minçev.

Intervista me Milen Minçev mund të dëgjohet në bullgarisht në sajtin e “Radio Varna”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Studiues nga 14 vende diskutojnë trashëgiminë e misioneve të krishtera në Mesjetë

Nga 21 deri më 24 maj - në ditët para festës së Vëllezërve të Shenjtë Kirili dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgarеdhe të letralitetit sllav ,  në Sofje do të mbahet një konferencë shkencore ndërkombëtare me temë "Misionet e krishtera..

botuar më 25-05-21 5.05.PD

Pasuria e bullgarëve ka arritur një vlerë historikisht të lartë

Për herë të parë, në fund të vitit 2024, pasuria e bullgarëve arriti një vlerë historike prej 1 trilion levash - pesë herë më shumë se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB). Mesatarisht, sipas një studimi nga Klubi i Ekspertëve për Ekonominë dhe Politikën,..

botuar më 25-05-20 1.49.MD

Ekaterina Kvaratskhelia nga Gjeorgjia: Paqja është një bekim që nuk duhet ta marrim si të mirëqenë

Në vitin 1992 një fëmijë nga Gjeorgjia mbledh gjithë jetën e vet në një çantë të vogël prej kanavace të zezë, për të ikur nga tmerri i bombave… Lufta përmes syve të tij – kujtimet më të tmerrshme, të cilat shënojnë gjithë jetën, i përshkruan në..

botuar më 25-05-18 9.00.PD