Gjatë viteve të fundit rrogat në Bullgari rriten mesatarisht 7-10% për vit, por përsëri mbeten më të ulëtat në Bashkimin Evropian ku rroga mesatare e punës është rreth 600 euro në muaj. Sipas sindikatave për jetën normale të një familjeje me katër anëtarë në Bullgari janë të nevojshme 1251 euro për muaj, kurse 71.3% nga bullgarët nuk marrin kaq. Rritje e rrogave ka dhe kjo u lejon bullgarëve të udhëtojnë më shumë, të pushojnë jashtë apo brenda vendit, në det ose në mal. Sipas Eurostatit, 70% e bullgarëve tanimë mund t’i lejojnë vetes një pushim një javor dhe kjo përqindje është e afërt deri tek mesatarja për Evropën e zhvilluar. Në qoftë se pranojmë se paratë tanimë nuk janë më faktori i vetëm, vendimtar për këtë nëse do të shkojmë për pushim ose jo, atëherë në plan të parë del problemi me zgjedhjen e destinacionit turistik dhe kategorinë e hotelit në përshtatje me buxhetin modest për pushim, me të cilin disponojnë pjesa më e madhe e bullgarëve. Kjo në praktikë do të thotë se ata zgjedhin më shumë të kalojnë pushimet e vete verore afër shtëpisë dhe në kushte jo kaq luksoze.
Pikërisht këtë e tregon studimi sociologjik i “Market Links”, sipas të cilit zgjedhja e bullgarëve është para së gjithësh Deti i Zi bullgar, por interesi ndaj fqinjëve të afërt – Greqia dhe Turqia po kështu rritet. Kjo është e dukshme dhe nga radhët kilometrike prej automobilave nëpër pikat kufitare me fqinjat jugore. Në mesin e verës nevojitet të pritet nga disa orë për kontroll kufitar, ku ndaj udhëtarëve bullgarë shtohen dhe dhjetëra mijë udhëtarët rumunë, ukrainas, polakë si dhe turistë të tjerë nga Evropa Qendrore dhe Lindore, plus gastarbajterët turkë në lëvizje nga Evropa. Autoritetet bullgare, greke dhe turke bëjnë të domosdoshmen që kontrollimi i dokumenteve dhe të mjeteve të transportit të jenë nga më të shpejtat, por përpjekjet e tyre jo gjithmonë janë të vlerësuara nga pushuesit e nervozuar në vapën e madhe të verës. Por, ka dhe shkaqe të tjera për preferencat në rritje të bullgarëve ndaj detit grek dhe turk. Bullgaria është një vend shumë i bukur, me hotele të shkëlqyera, me gjellë të shijshme dhe verë të mirë. Plazhet me rërë të artë janë në një afërsi të drejtpërdrejtë dhe të rrethuar me pyje dhe male të gjelbra dhe të freskëta. Në këtë kuptim mund të thuhet se, bullgarët janë të favorizuar nga natyra dhe pohojnë se vendi është i shkëlqyer. Por për turizëm të suksesshëm janë të nevojshme po kështu një organizim i mirë, rregulla të përpikta dhe një sjellje të përshtatshme. Dhe mbase pikërisht këtu sikurse ka probleme më të shumta, të cilat i acarojnë dhe i shtyjnë bullgarët nga Deti i Zi vendas. Nuk pushojnë ankesat në mediat nga çadrat e shtrenjta dhe karriget për tu shtrirë nëpër plazhet e dhëna me koncesion, çmimet e të cilave arrijnë diku deri më 20-30 euro në ditë.
Është e vërtetë se stina pushimore verore në Bullgari zgjat mezi 3 muaj në ndryshim nga ato tek komshinjtë më në jug Greqia dhe Turqia. Dhe këto 3 muaj për biznesin në Bullgari janë me një rëndësi jetike. Por, kjo supozon dhe çmime më të larta.
Si tërësi dhe pavarësisht nga çmimet vazhdimisht në rritje, Bullgaria mbetet një destinacion turistik relativisht i lirë. Por, bëhet fjalë për turistët nga vendet më të pasura. Për bullgarët mbetet më e shtrenjtë dhe e paarritshme, më në veçanti në krahasim me destinacionet e afërta Greqia dhe Turqia, ku çmimet i tejkalojnë pak ato bullgaret por, në sfondin e përparësive të tjera natyrore, kulturore, historike dhe klimatike ato pranohen më lehtë. Kjo i detyron shumicën të preferojnë pushimet jashtë shtetit, gjë e cila ripohohet dhe nga statistika zyrtare, sipas së cilës bullgarët kanë udhëtuar më shumë jashtë shtetit gjatë muajit qershor në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Udhëtimet janë përgjithësisht 717.1 mijë (10% nga popullsia e vendit), ose 5.9% më shumë në krahasim me qershorin e kaluar. Një rritje më e madhe të udhëtimeve ka drejt Turqisë - 15.4%, Rumanisë -7.8% , dhe Greqisë - 6.2%.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Historia e veprimtarisë muzeale në Pazarxhik fillon që në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kur me idenë e Stefan Zaharievit në bibliotekën popullore “Videlina” formohet një koleksion prej sendesh të vjetra, monedhash, dorëshkrimesh kishtare. Gjatë viteve..
Nuk ka njeri që ka thithur ajrin e Rodopëve dhe të mos ketë mbetur i mahnitur nga pamjet piktoreske dhe legjendat e malit. Ditët nga 4 deri më 10 gusht na japin shumë arsye për të zgjedhur Rodopët Perëndimore, dhe veçanërisht rajonin e qytetit Ardino..
Numër rekord plazhesh në bregdetin bullgar të Detit të Zi janë vlerësuar me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Flamuri Blu”, që dëshmon për ujërat detare të pastra dhe brezat bregdetarë. Ai jepet pas vlerësimit nga Agjencia Evropiane për Mjedisin, e cila..
Ecjet me kalë janë një mënyrë jo e zakonshme për të njohur Bullgarinë. Itineraret shpesh kalojnë në vende të paarritshme për turistin masiv dhe janë të..