Zjarret në Greqi: situata është alarmante
Që nga e shtuna në Greqi është në fuqi alarmi i kur për shkak të temperaturave të larta dhe ajrit të fortë. Pavarësisht nga të gjitha masat e ndërmarra të parandalimit të shtunën janë regjistruar 59 zjarre, kurse të dielën – 63. Në rajonin e qytetit Peania, afër kryeqytetit policia ka evakuuar njerëzit , informoi Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile.
Protestat në Beograd provokuan përplasje me policinë
Gjatë fundjavës në kryeqytetin e Serbisë Beograd u zhvillua protesta e 36-të me radhë të qytetarëve nga iniciativa “1 nga 5 miliona”. Protestuesit benë përpjekje të kalojnë gardhën para ndërtesës së Presidencës, për të lënë atje listën me kërkesat e tyre, por kjo shkaktoi konfrontim mes tyre dhe rojës civile. Për shkak të kësaj një nga organizatorët e protestës rezultoi në spital. “Lidhja për Serbinë” dënoi ashpër aksidentin dhe kërkoi identifikim të shpejtë të personave të përgjegjshëm për të.
Mijëra njerëz në Bukuresht bënë thirrje për dorëheqjen e qeverisë
Në kryeqytetin rumun Bukuresht rreth 24 mijë veta u mblodhën para Presidencës për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë, duke brohoritur “Vjedhës!” dhe “Dorëheqje!”. Përsëri gjatë gushtit të vitit të kaluar rreth 80 mijë veta ishin shpërndarë nga policia me gaz lotsjellës, pompa me ujë dhe shkopinj prej gome. Të shtunën protestuesit nderuan kujtimin e adoleshenteve– Aleksandra dhe Luiza, vrasjet e të cilave tronditën vendin dhe shkaktuan protesta nëpër rrugët e tërë Rumanisë.
Që nga maji deri tani Frontex ka ndaluar 1300 migrantë në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë
Agjencia evropiane për sigurinë kufitare Frontex shpalli rezultatet e punës së vet në vazhdim të disa muajve në Kakavijë të Shqipërisë. Drejtori i Departamentit të Kufirit në Policinë e Shtetit Eduard Merkaj deklaroi se që nga 22 maji, kur Frontex ka filluar kontrollimet e tij deri tani janë regjistruar 1300 shtetas të huaj, të cilët kanë planifikuar të kalojnë kufirin nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Bëhet fjalë kryesisht për shtetas të Sirisë, Irakut, Pakistanit dhe territoreve të Palestinës. Në operacionin e Frontex-it në kufirin shqiptaro-grek kanë marrë pjesë 66 policë nga 12 shtete të BE-së.
Forca e sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë në misione jashtë vendit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Rrahman Rama shpalli se gjatë vitit 2021 Ushtria e Kosovës për herë të parë do të marrë pjesë në një mision ushtarak jashtë vendit bashkë me ushtarë amerikanë në Irak, apo në Afganistan. Në këtë mision do të marrë pjesë Garda Kombëtare e shtetit Aiova. Sipas Ramës “pjesëmarrja e Kosovës në misione për mbrojtjen e paqes do të jetë një arrije e madhe”.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..
Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..
Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos...
Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll..