Ish kryetari i Komisionit Kundër Korrupsionit Pllamen Georgjiev është përcaktuar për konsull në qytetin spanjoll Valencia për shkak të kontakteve të tij jashtëzakonisht të mira me organet spanjolle të zbatimit të ligjit. Kështu nga Ministria e Punëve të Jashtme iu përgjigjën pyetjes zyrtare të Radios Kombëtare Bullgare sa u përket motiveve për emërimin. “Puna në këtë rreth konsullor kërkon një koordinim jashtëzakonisht të mirë me autoritetet vendase, kurse Gjeorgjievi zotëron dhe gjuhën spanjolle”, vihet në dukje në përgjigjen e institucionit. Georgjievi dha dorëheqje nga posti kryetar i Komisionit Kundër Korrupsionit gjatë muajit korrik të këtij viti pas një skandali me 186 metra katrore të padeklaruara të apartamentit të tij.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..